Një ujk gjerman i pajisur me transmetues nga shkencëtarët, u zbulua se u kthye në Fianders, në Belgjikë.
Pas një shekulli ndodh që një ujk i tillë të kthehet në këtë zonë.
Këtë informacion e konfirmoi vetë shoqata Landschap në faqen e saj në facebook ku shkruante:
“Ujku i parë i egër ka mbërritur në Flandër,”
“Ditët e fundit, ujku ka qëndruar pranë qytetit Beringen dhe pranë zonës ushtarake Leopoldsburg, dhe kafsha ka udhëtuar 500 kilometra në dhjetë ditë.”
Ujku ishte pajisur më parë me një sinjalizues në qafën e tij, dhe pasi kaloi krishtlindjet në Hollandë, ujku udhëtoi drejt zonë së Fiander, që kishte një shekull që nuk kishte parë një ujk të tillë, shkak i industrializimit.
Shtimi i popullsisë si dhe industrializimi i vendit kanë bërë që shumë ujq të tillë të largohen në habitatet e tjera, por ky lloj ujku pas një shëtitje të gjatë në Evropën perëndimore, ka vendosur të rikthehet në vendin e tij.
Më parë ai ishte parë edhe në Alpet italiane dhe në pjesën veriore të Francës.
Ky është një lloj ujku në zhdukje, ndaj edhe vëzhgohet për lëvizjet e tij nga shkencëtarët.