Ish-ylli i Anglisë në kriket, Freddie Flintoff ka pohuar se është i bindur që bota është e rrafshët.
39 vjeç Flintoff është bërë i “varur” pas emisionit “The Flat Earthers” , i cili mbështetet në teorinë konspirative, që thotë se është gënjeshtër që Toka është e rrumbullakët.
Duke folur për BBC 5 Live, ai ka hedhur poshtë të gjitha fotografitë satelitore të Tokës, duke thënë se kishte dëshmi në to që Toka nuk është e rrumbullakët.
“Nëse jeni në një helikopter dhe rrini pezull në një vend, pse Toka nuk vjen tek ju (nuk lëviz) nëse është e rrumbullakët?”, tha ai.
“Pse, nëse po rrotullohemi në hapësirë, pse do të qëndronte uji? Gjithashtu, nëse do të shkrepnit një laser rreth 16km larg, nëse bota është e rrumbullakët, nuk do të mund ta shihnit atë, por mundeni”.
“Qendra është Poli i Veriut, përreth është Poli i Jugut, i cili është si një mur i madh akulli. Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë tani i kanë bazat në Polin e Jugut”, shtoi ai.


