Personi që shihni në fotografi është autori i dyshuar i sulmit me granatë në ambasadën amerikane në Mal të Zi.
43-vjeçari Dalibor Jaukovic, hodhi një granatë në oborrin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, ndërsa më vonë u hodh në erë me eksploziv. I dyshuari ka lindur në Kralevë të Serbisë dhe ka jetuar në Podgoricë.
Sipas mediave lokale, ai ka shërbyer në radhët e ushtrisë jugosllave edhe në Kosovë dhe është nderuar me një medalje për merita për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës Federale të Jugosllavisë në 1999 nga vetë presidenti i atëhershëm Sllobodan Milloshevic.
Në motivacionin e dekoratës që i është dhënë atij, shkruhej ‘për merita të veçanta në kryerjen e detyrave në mbrojtje dhe siguri’.
Qeveria malazeze, nëpërmjet një deklarate bëri me dije se i dyshuari u vetëvra pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, me një tjetër objekt shpërthyes.


