Është identifikuar efektivi i policisë i cili është quajtur hero, që tani ndodhet në gjendje të rëndë shendetesore pas ndihmës që i dha ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
Ai quhet Rreshteri Nick Bailey, i cili u dërgua në spital menjëherë pasi agjenti i dyfishtë Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u sulmuan me një agjent nervash të fuqishëm në qendër të qytetit Salisbury të dielën.
Një burim i tha BBC-së se substanca e përdorur të dielën mund të jetë agjenti nervor Sarin ose VX.
Policia britanike ka thënë se shkencëtarët e qeverisë e kanë identifikuar agjentin e përdorur, por nuk do të japin informacione publike në këtë fazë.
Skripal është ish-kolonel i agjencisë ushtarake të inteligjencës në Rusi, i cili është dënuar për kalimin e sekreteve shtetërore në Britani në vitin 2006, por është liruar nga burgu në kuadër të një shkëmbimi të spiunëve në vitin 2010.

https://ok.ru/profile/570677541484/pphotos



