Një i moshuar pedofil që ka abuzuar seksualisht me tetë fëmijë është lënë i lirë nga gjykata.
Ky lajm nuk u ka pëlqyer aspak anëtarëve të familjeve të viktimave të cilët u habitën kur gjyqtari i tha “predatorit seksual” 80-vjeçar se ishte i lirë të largohej.
Heffron vuan nga çrregullime mendore dhe është konsideruar i paaftë për t’u gjykuar pasi u akuzua për 12 vepra kundër fëmijëve.
Juria ra dakord unanimisht se ish-punëtori i kantiereve të anijeve shfrytëzoi me forcë vajzat dhe një djalë. Sot, gjykatësi James Townsend tha se gjykata ishte “shumë e kufizuar” në mundësitë e saj lidhur me çështjen në fjalë.


