Dyshja e humorit, Besart Kallaku dhe Erion Isai pas shkëputjes nga “Portokalli” i presin të tjera projekte. Ata kanë njoftuar më herët në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Klan, se do të jenë pjesë e moderimit në netët finale të “Kënga Magjike” dhe njoftuan se shumë shpejt do të vijnë me një emision të tyre dhe pse nuk e dinë ende se kush do të jetë televizioni që do të transmetojë emisionin.
I ftuar në “Rudina” në Tv Klan, aktori Erion Isai ka deklaruar se programi që ai dhe Besi kanë në plan është i parrahur më parë në skenat shqiptare, gjithashtu ai kujtoi se të dy, si ai edhe Besi, janë prezantuar më herët më një “onë man show”, ndoshta do të jetë një format i ngjashëm më të.
“Unë dhe Besi kemi provuar edhe dy ‘one man show’ së bashku, dhe me thënë të drejtën rruga e shkëputjes nga Portokallia ishte edhe arsyeja e një bashkëpunimi edhe më të gjatë. Kemi menduar për shkëputjen që para një viti dhe tani jemi gati t’i materializojnë projektet. Nuk kemi vendosur për kanalin televiziv. Tani do të përmbyllin Këngën Magjike, por idetë tona janë te humori. Ajo që mund të them është se do të jenë formula akoma të parrahura në ekranet shqiptare”,- tregon Isai.
Ajo që aktori i humorit deklaroi ndër të tjera është se ai do të qëndrojë pas skenës, pra do të merret me regjinë apo skenarin, ndërsa protagonisti i shfaqjes do të jetë padyshim Besi.


