Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se ish-deputetët e opozitës bëjnë gabim kur i quajnë tradhtarë, ata që kanë marrë mandatin pas vendeve vakante të krijuara në Kuvend.
Nga foltorja e Kuvendit Spiropalli tha se tradhtarët janë ata që braktisën detyrën duke dalë në rrugë kundër interesit të vendit
Gjithashtu ajo foli edhe për paktin me universitetin, i cili sipas Spiropalit ka hyrë në një proces të pakthyeshëm duke rritur edhe procesin e transparencës së universiteteve në aspektin financiar.
“ Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Bashës dhe Kryemadhit nuk përkojnë me pjesën më të madhe të shumicës.
Të rinjtë duhet të kenë mundësitë të shkollohen.
Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet me fakultetet.
Studentët donin transparencë për fondet e universitetit dhe kjo është relizuar tashmë”, tha Spiropali.


