Seanca e jashtëzakonshme për votimin e dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri vijon me tensione. Deputetët e PD-së përplasin tavolinat dhe kanë bllokuar foltoren.
E ndërsa votimi i dekreteve ka nisur Gazment Bardhi i drejtohet Ramës duke e quajtur: Hajdut! Ndërkohë Nikollës i tha se kishte gënjyer me sëmundjen e saj.
Debati Bardhi – Nikollës
Bardhi “Kryeministri është mafioz, duhet shkarkuar me menjëherë”
Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca
Megjithatë Bardhi nuk doli nga seanca por vijoi të jetë pjesë e aksionti të opozitës duke tentuar të bllokojë foltoren e kuvendit.


