• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kuvendi miraton ligjin për pakicat Kombëtare/ Dule voton kundër
Home
Breaking News

Kuvendi miraton ligjin për pakicat Kombëtare/ Dule voton kundër

13 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Me 117 vota pro dhe një kundër të Vangjel Dules, Kuvendi miratoi në parim ligjin për pakicat kombëtare në mbyllje të një seance maratonë që nisi prej orës 8 të mëngjesit.

Dule propozoi 9 amendamente të cilat morën votë kudnër të PS kundër, ndërsa LSI votoi pro.

Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.

Ligji përfshin gjithashtu edhe ndryshime në aspektin arsimimit në gjuhën amë në zonat ku jetojnë minoritetet.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule kundërshton ashpër ligjin për mbrojtjen e pakicave, duke thënë se drafti bën hapa pas në raport me konventën për mbrojtjen e minoriteteve

Ndërkohë Kryeministri Rama e ka mbrojtur ligjin, duke deklaruar se respekton minoritetet.

 Edi Rama:  “Vangjeli, ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim, sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde. Nëse nuk do të të njihja do të mendoja se e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mënçur, ti je i qëllimshëm sa herë që vë në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë dhe sa herë  përpiqesh ti intepretosh për llogarinë tënde ato që unë them.

Së pari, ti je një minoritar dhe nuk je minoriteti dhe je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoriteti të denjë, për të gjithë respektin që ne i kemi dhënë dhe për të gjithë respektin që i japim edhe me ligjin që kalojmë sot .Së dyti, Evropa, Vangjel nuk është as kishë, ku nuk vendoset në diskutim Zoti, as xhami ku nuk vihet në diskutim Allahu. Evropa është një kontinent ku ne jemi pjesë. Fakti që nuk jemi në Bashkimin Europian nuk na bën ne më pak evropianë dhe si evropianë ne kemi të gjithë të drejtën të themi çfarë mendojmë për Bashkimin Evropian, Vangjeli dhe kjo nuk përbën asnjë mëkat dhe asnjë arsye që zotrote të vish këtu edhe të më vendosësh mua në gojë gjëra që unë nuk i kam thënë kurrë.Kështu që mësoji këto gjëra. Ligji është krenari për këtë parlament mbasi të miratohet dhe arsye që të tjerët rreth nesh të mësojnë nga ne se si respektohen minoritetet.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngjyrat në modë të kësaj vjeshte (Foto)
Previous article Feith: As Kosova as Serbia nuk e di qëllimin e dialogut

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT