Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, më 18 qershor, seancën plenare të radhës, e cila nis në orën 10:00.
Në rendin e ditës janë parashikuar interpelanca me anëtarë të qeverisë, përfshirë ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zëvendëskryeministren Albana Koçiu dhe ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Deputetët do të informohen gjithashtu mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE.
Ndër çështjet më të rëndësishme që pritet të shqyrtohen janë projektligji për dhënien e amnistisë, disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, si dhe projektligji për sektorin e energjisë elektrike.
Në seancë do të diskutohen edhe projektvendime për ngritjen e disa nënkomisioneve parlamentare dhe miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit për periudhën 2026-2030.
RENDI I DITËS
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.
- Njoftime.
- Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në
kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.
- Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga
një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
- Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga
deputeti Erion Braçe.
- Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja
Ina Zhupa.
- Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar
nga deputeti Erald Kapri.
- Projektligji “Për dhënie amnistie”.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Кodi Rrugor i
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor
Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
- Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.
- Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
- Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën
e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030″.
- Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit
për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.
- Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit
për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.
- Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit
për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
- Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe
Zhvillimin Rural”.
- Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe
Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


