Pas nje votimi te fshehte, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me votat e maxhorances dy anetaret e rinj te PS per ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Ne seancen e sotme plenare, pas fjales se kreut te gruoit te PS-se, Taulant Balla qe beri prezantimin e dy kandidaturave dhe kerkoi voten e kolegeve, kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim dy anetaret e rinj, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.
Sipas formulës së KQZ-së, nga shtatë anëtarë, katër kandidatë i takojnë PS-së. Me rikandidimin e Skënderit dhe propozimin për Bitrin, PS-ja bëhet me katër anëtarë në KQZ. Konkretisht: Bledar Skënderi, Rezarta Bitri, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba.
Ndërsa në krahun e opozitës situata duket më e ndërlikuar. Nga tre anëtarë që i takojnë opozitës, sipas Kodit Zgjedhor, dy i propozon partia e parë parlamentare e opozitës dhe një partia e dytë parlamentare e opozitës.
Por aktualisht KQZ-ja drejtohet nga një anëtar i propozuar nga opozita, i caktuar pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017. Konkretisht, nga Klement Zguri. Ndërsa dy anëtarët e tjerë, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, për të cilët është hapur edhe vakanca, pritet të ketë një debat brenda opozitës. LSI-ja ka të drejtë të kërkojë anëtarin e saj në KQZ si partia e dytë me 18 deputetë e pakicës parlamentare.
PD-ja do të duhet të zgjedhë nëse një prej dy propozimeve të saj do t’ia lërë LSI-së. Nuk dihet nëse brenda opozitës do të ketë një marrëveshje për këtë çështje, por ajo që është e sigurt është që KQZ-ja tanimë nuk është në ngërç institucional.
Aktualisht, KQZ-ja ka të mandatuar vetëm 3 anëtarë nga 4 që është numri minimal për të zhvilluar mbledhjen. Me propozimin e dy anëtarëve nga PS-ja, bëhet edhe zhbllokimi institucional i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



