Në seancën e sotme plenare pritet që debatet të jenë të nxehta gjatë diskutimit të aktit normativ pasi akuzat ndaj kësaj pakete nuk kanë munguar si nga opozita, presidenti Meta, një numër organizatash të shoqërisë civile dhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbivendosje e SPAK dhe BKH. Kuvendi do të diskutojë për administrin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, pasi dyshohet se burojnë nga krimi.


