• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI I PD-SË MË 11 DHJETOR? Gazmend Bardhi e shpreh hapur: Sali Berisha nuk është pronar i partisë
Home
Politikë

KUVENDI I PD-SË MË 11 DHJETOR? Gazmend Bardhi e shpreh hapur: Sali Berisha nuk është pronar i partisë

27 November, 2021 Delo.autor Politikë

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi komentoi zhvillimet në këtë forcë politike, si edhe ‘Foltoren’ e ish kryeministrit Berisha.

Duke folur mbi deputetët e grupit parlamentar që i janë bashkuar Berishës në ‘Foltore’, Bardhi thotë se është e drejtë e secilit të ketë mendim ndryshe në parti.

“Është e drejta e secilit prej tyre. Ju keni parë që askush që mendon ndryshe, s’ka shpifur kush ndaj tyre. Kemi një marrëdhënie korrekte. Është gjëja më normale në PD që dy individë mendojnë ndryshe. Nuk ka asgjë anormale, që disa të mendojnë ndyshe nga shumica e kryesisë apo këshillit kombëtar.”- u shpreh Bardhi ndërsa bëri përgjegjës ish kryeministrin Berisha për situatën në PD.

“Individi është sebepi i kësaj që po ndodh. Deri në 9 shtator, nuk kishte asnjë problem. Keni dëgjuar ndonjë të fliste për kreun e PD që ishte autokrat, kishte mbyllur partinë, asnjë nuk ka ngritur një shqetësim të tillë. Më 9 shtator u shfaqën që kishte shumë probleme PD, Basha u shpall armik, lidershipi i PD që nuk mendon si Berisha shpallet armik, apo peng të Ramës. Akuza që as Berisha nuk i mendon vetë. Lëvizja e berishës për të dëmtuar PD, për të përcarë PD është oksigjen për Ramën. Njeriu më komod me situatën në PD prej Berishës është Edi Rama.” u shpreh Bardhi.

Sa i takon nismës së ish kryeministrit Berisha për të mbledhur kuvendin kombëtar të PD, më 11 dhjetor, Bardhi tha se Sali Berisha nuk është pronar i PD, dhe më 11 dhjetor, mund të ketë miting, por jo kuvend të PD.

“Z Berisha është i lirë të mendojë e të thotë cfarë mendon, repsekt maksimal. PD vepron mbi bazën e institucioneve. Berisha s’mund të zëvendësojë as kuvendin kombëtar, as këshillin e as kryetarin.
Z.Berisha është lider historik i PD, respekt absolut për këtë për punën e tij, por nuk është pronar i PD. Pronar janë anëtarët e PD dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet, ndaj është thirrur Kuvendi i 18 dhjetorit.
Nuk ka kuvend më 11 dhjetor, ka një miting. Cdo deputet përfshi Berishën ka aftësinë të mbledhë në një sallë anëtarë e mbështetës të PD, nuk është problemi sa fort e mbush sallën Berisha. Respekt absolut ndaj cdo demokrati që nuk është shkëputur asnjëherë nga PD.

Janë anëtarë të PD, do vijojnë të jenë, kanë dhënë djersë e gjak për PD, sakrificën e tyre, s’ka për ta hedhur kush në kosh për hallin personal të Berishës. Interes i tyre është fitorja e PD-së.” vijoi Bardhi. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËRLOTUR NGA PAJTIMI/ Sara është gati të lërë shtëpinë e "Big Brother VIP"
Previous article NUK IA DOLI GJITHË BOTA/ Putin ul në tryezë presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT