• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI I KOSOVËS VOTON SOT QEVERINË E RE/ Çfarë ndodh nëse Kurti nuk merr shumicën e votave
Home
Politikë

KUVENDI I KOSOVËS VOTON SOT QEVERINË E RE/ Çfarë ndodh nëse Kurti nuk merr shumicën e votave

3 February, 2020 Delo.autor Politikë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot më 3 shkurt në orën 11:00, të mbajë seancën për votimin e Qeverisë së re.

Kjo mbledhje është vendosur të mbahet pas kërkesës së Albin Kurtit, të mandatuarit për kryeministër. Në rend të ditës është vetëm një pikë ajo për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e Qeverisë së re. Një ditë më parë është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rreth 4 muajsh negociata.

Krerët e dy partive, Albin Kurti e Isa Mustafa zotohen ta sjellin ndryshimin politik, të kërkuar nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit. Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’iu ndahen pakicave.

Kurti e Mustafa thonë se për çështjen kontestuese rreth Presidentit të ardhshëm të vendit do të dakordohen më vonë, ndërsa kryeparlamentari në detyrë nga Vetëvendosja do t’ia lëshojë vendin të zgjedhurit të LDK-së.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Bazuar në numrin e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, shumica prej 61 votave është e pritshme të arrihet, pasi që në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 6 tetor, Vetëvendosje fitoi 29, kurse LDK 28 ulëse në kuvend. Këtij numri i shtohen edhe votat e komuniteteve pakicë, të cilat do të jenë pjesë e qeverisë po ashtu.

Me votimin e sotëm në Kuvend, Kurti pritet të udhëheq ekzekutivin më të vogël të Kosovës që nga pavarësia, me 2 zv/kryeministra, 15 ministra e 33 zv/ministra, derisa Qeveria paraprake kishte 21 ministra dhe 80 zv/ministra. Zgjedhjet e 6 tetorit sollën fitoren e ngushtë të dy partive opozitare, me ç’rast e para doli VV, ndërsa e dyta LDK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LARGIMIT "AL PAZAR"/ Ja ç'marrëdhënie kanë sot vëllezërit Veshaj me Agron Llakajn (FOTO+VIDEO)
Previous article GJENDET I PAJETË NË BURGUN E PEQINIT ANDON MËHILLAJ/ I dënuar me burgim të përjetshëm si kreu i bandës së tritolit në Vlorë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT