• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI/ Agron Gjekmarkaj: Ministreshat muhabetqare më nxinë jetën! Njëra flet për byrek, tjetra për japrak
Home
Politikë

KUVENDI/ Agron Gjekmarkaj: Ministreshat muhabetqare më nxinë jetën! Njëra flet për byrek, tjetra për japrak

9 June, 2022 F.autor Politikë

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar ministret e qeverisë për sjelljen e tyre në Kuvend. Gjekmarkaj i kërkon me ironi kryeministrit Edi Rama të vërë rregull pasi shton se nuk është e lehtë të mbash fjalën në Kuvend teka dëgjon zëra nga mbrapa.

Ai shprehet se sa herë është kryeministri në Kuvend në rreshtin e ministrave nuk pipëtin as miza, por sapo largohet ai ‘gajasen’ me batutat e kolegut të tyre Ulsi Manja.

Statusi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Ankesë Babos për ministreshat muhabetqare!

Babo ti je goxha njeri ! Ty zallamahia të bezdis. Rremuja e rremeti , gazepi e qameti po kaq. Babo ti je armik i madh i akraballekut. Ti do paqe , lezet, marifet e vemendje. Kur ti Babo vjen në sallë nuk pipetin as miza, të gjithë sus. Edhe ne të Opozites gezohemi, themi erdhi Babo e do na gajasë, do i bjerë monotonisë me çifte.

Qeveria rri urtë si dele perendie, salla poshtë po kaq me kersheri. Po kur ti Babo iken kepusin zinxhiret e fillon rrokullima. Hukama e piskama presin vertikalisht e horizontalisht Kuvendin. Salla boshatiset e kafja mbushet. Po nuk është ky thelbi i ankeses time të perunjur.

Po të drejtohem si edukator i eperm që je Babo. Ja sot mora fjalen dhe u llafosa per viziten në Vatikan, u tregova ca historira e gjëra si logjike e moteve që perjashtojnë rastesitë. Po ç’të te tregoj mor Babo ! Delines nuk i pushonte goja, dërr dërr e dërr dërr! Duket sa të jetë Zamo ajo mund të llafoset sa të dojë e të qeshë po kaq me llaftar.

Parabolat e Ulsiut i dukeshin ku e ku më interesante se historitë me Papë e Buzukër, Bogdane e Kuvend Arberit ! Nuk u bëra xheloz per erudicionin e Ulsiut, thjeshtë e admirojmë. Të qeshura Babo, zgerdhirje Babo e gajasje pa fund, zukama Babo. Të flasesh me një koshere bletesh nga pas nuk është e lehtë.

Rixha Babo qortoji nga pak qerrateshat se vetem të mos flasin po ju kerkojmë, as punë as rroga, as rënd, as gjë prej gjëje. Kam besim Babo që i vrenjtur do i nakatosesh e këtë maraz do ma heqesh. Jo të gjitha ! Keto afer Ulsiut ai i uruari i shtie ne ngasje dhe i derdh në gaz. Njëra fliste per Byrek, tjetra per japrak!Njëra per rroba , tjetra per diete. Me nxinë jeten Babo! Shpetona nga muhabetqaret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASKUSH NUK E DINTE/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bëhet nënë për herë të parë (FOTO)
Previous article REPLIKAT E FORTA/ Noka: Çfarë lidhje kanë Enki, Gazi, Jorka me "Territorialen" dhe "Zgjedhoren". E ka tmerr Gazi...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT