• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për pensionet, opozita bashkon votat me PS: Përfitojnë 500 mijë shqiptarë
Home
Politikë

KUVEND/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për pensionet, opozita bashkon votat me PS: Përfitojnë 500 mijë shqiptarë

16 May, 2024 s.autor Politikë

Ratifikohet marrëveshja me Italinë për pensionet, 92 deputetë votuan pro, asnjë kundër. Pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, Gonxhja detajoi disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje.

Sipas tij, “marrëveshja nuk ka prapaveprim dhe nuk mund të ketë një pretendim financiar për vitet e shkuara”.

Të gjitha kontributet dhe ngjarjet në jetën tonë akumulohen dhe në rast se një person është në Itali dhe ka përfituar një pension të caktuar për shkak të viteve atje, por ka edhe disa vite në Shqipëri për të cilat nuk është i kualifikuar për të marrë pension, nga momenti që marrëveshja hyn në fuqi i takon e drejta të marrë edhe pensionin për vitet në Shqipëri. Nga momenti që marrëveshja hyn në fuqi, këto vite kthehen në një të drejtë pensioni për të, por natyrisht në masën që i takon nga kontributet në Shqipëri. Qytetarët nuk mund të kërkojnë lekë për vitet para se të hynte marrëveshja në fuqi, por nga dita që marrëveshja hyn në fuqi pensioni i tyre rritet bazuar në këtë riformulim”, tha Gonxhja.

Ministri tha se janë mbi 500 mijë shtetas shqiptar në Itali që janë përfitues të skemës ndërsa në Shqipëri 4 mijë italianë

“Në parimet themelore të saj mund të përmendim bashkimi i periudhave kontributive për të përmbushur fatin prej 15 vitesh që duhet për tu kualifikuar për të përfituar pension. Personi ka të drejtë të tërheq përfitimin në çdo vend ku ai ndodhet. Për të pasur një ide mbi numrin e shtetasve italian ata që janë aktualisht në Shqipëri me leje qëndrimi numërohen rreth 4 mijë shtetas italian në Shqipëri që janë përfitues të kësaj skeme, ndërsa janë mbi 500 mijë shtetas shqiptar që punojnë dhe jetojnë në Itali që pritet që të përfitojnë nga kjo marrëveshje. 

Duke folur për marrëveshjet që tashmë janë në fuqi dhe zbatohen aktualisht, Gonxhja theksoi se Shqipëria ka marrëveshje me: Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Austrinë, Kosovën, Kanadanë, Bullgarinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Kroacinë.

Ndërkohë kemi marrëveshje në proces me Italinë, Poloninë, Serbinë dhe Greqinë.

“MEKI ka kërkuar marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me SHBA, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, Francën, Slloveninë, Mbretërinë e Bashkuar, Moldavinë, Izraelin, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë. Kemi marrë dakordësi për inicimin e negociatave nga Danimarka, Sllovenia, Moldavia, Spanja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jemi duke dërguar shkresa këto ditë që flasim për të përcaktuar vetëm datat. Me Italinë lajmi i mirë është që datat e përcaktuara për takimin zyrtar zbatues janë në 18-20 qershor, pasi kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend”,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e quajti pozitive marrëveshjen dhe se duhet dhe do të marrë votën e gjithë deputetëve, por kërkoi informacion se me cilat vende të tjera qeveria shqiptare po negocion marrëveshje të tilla, duke rikujtuar një marrëveshje me Greqinë që ende ka mbetur pezull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KAPI ME FORCË NGA FYTI..."/ Çfarë i tha policisë pak ditë më parë 40-vjeçarja shqiptare që u vra sot nga burri
Previous article PËRÇARJE OSMANI-KURTI? Presidentja reagon për letrën e dërguar në KIE: Nuk është dakorduar

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT