• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Rama i përgjigjet akuzave: Rrijini larg çështjes së tërmetit së bëheni qesharak. Pandemia gjunjëzoi botën…
Home
Politikë

KUVEND/ Rama i përgjigjet akuzave: Rrijini larg çështjes së tërmetit së bëheni qesharak. Pandemia gjunjëzoi botën…

28 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur, deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferajt, në lidhje me procesin e rindërtimit në Durrës. Kreu i qeverisë i ka kujtuar një gafë Xhaferajt, duke e ironizuar se ai ai me siguri ka qenë i zënë duke përmirësuar cilësinë e diellit, dhe se pas tërmetit ndodhi edhe një pandemi e cila gjunjëzoi botën. Kjo edhe shtyu afatet për rindërtimin.

‘Ju përmirësoni cilësinë e diellit, nuk merremi me ju. Me siguri keni qenë i zënë me pasionin tuaj për të përmirësuar cilësinë e diellit dhe se keni vënë re se mes angazhimeve tona për të adresuar pasojat e tërmetit dhe afateve të vendosur, ka ndodhur diçka që ka tronditur gjithë botën pandemia, ju kujtoj se kanë qenë muaj të tërë në të cilën kantierët janë bllokuar edhe afatet do të shtyheshin. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt, mbi çfarë baze i ngrini këta akuza dhe flisni për babëzi. Keni ndonjë shifër. Shkollat kanë standarde , kanë kritere, shkollat kanë preventiva, janë të zhvilluara si proces ndërtimi me gara.

Garat kanë dosje dhe mbi gjithë këto fakte mund të bëhen edhe hulumtime dhe pastaj mund të nxirren konkluzione profesionale jo si mjek popullor, apo si akrobat popullor cirku. Siç ju tha dhe zv.kryeministri shkollat janë aty krah për krah me shkollat që keni ndërtuar ju, dhe kontrasti është si e sotmja me mesjetën kur vjen fjala tek infrastruktura e tyre. Duhen fakte dhe argumente. Po na thua që qenka fshehur sheshe për të fshehur gjurmët. Të gjitha godinat kanë historikun e tyre dhe provat i ka prokuroria. Sytë u janë imunizuar prej shumë vitesh nga plehrat e shëmtia. Ndryshe nuk do të ishit krenare pa kthim për të gjithë masakrën urbane që kemi promovuar si mrekulli të botës. Kur ju qeverisnit duhet me dalë me duart në hundën që mos të marrësh erë. Këtu nuk kemi se çfarë diskutojmë s ekemi një konflikt estetik. Numri i familjeve që sot gëzojnë shtëpinë është i madh dhe do të rritet në javën e fundit të këtij muaji. Ju ftoj të bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive për mijëra familje deri në datën 26 nëntor që bëhen dy vite nga tërmeti. Asnjë familje që do të kthehet në shtëpi, nuk është sot dhe nuk do të jetë nesër në shtëpinë e re më keq, do jetë më mirë seç ishte. Gjithë ajo krizë është kthyer në një mundësi më të mirë.’- tha Rama.

VIDEO-LIVE

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNIMI/ Kurti: Nuk ndihem i kërcënuar. As dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar...
Previous article VRASËSIT QËNDRUAN NË FIER/ Policia kontroll në mbi 80 banesa e garazhe për gjetjen e "strofkës" së grupit që vrau Demir Backën

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT