• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kuvend/ PS zgjedh sot me 74 vota Prokurorin e ri, dy kandidatët favoritë
Home
Shqipëri

Kuvend/ PS zgjedh sot me 74 vota Prokurorin e ri, dy kandidatët favoritë

18 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Maxhoranca pritet të votojë sot në Parlament, Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Përkohshëm, i cili do të zëvendësojë Adriatik Llallën, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shkruan “Panorama”.

Seanca plenare është njoftuar të zhvillohet sot në orën 10:00, ndërkohë që opozita do t’i paraprijë kësaj seance, duke nisur protestat jashtë sallës së Kuvendit në orën 9:30. Burime pranë Partisë Socialiste bënë të ditur se dy kandidatët favoritë për të qenë pjesë e garës, janë prokurorët; Arta Marku, zv.drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Shkodër dhe Ferdinand Elezi, drejtues i Prokurorisë së Durrësit.

Ndërkohë që kandidatja e tretë është Ermira Tafani, prokurore në Elbasan. Mësohet se Partia Socialiste ka mbledhur firmat për të mbështetur në votim dy prej kandidatëve, pasi secili prej tyre, që të bëhet pjesë zyrtarisht e votimit, duhet të mbështetet nga 28 firma deputetësh.

Sipas axhendës së Kuvendit, të miratuar nga Gramoz Ruçi, është vendosur që projektvendimi “Për caktimin e Prokurorit që do të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm”, të jetë pika e pestë e rendit të ditës. Gjithashtu, në këtë vendim, është referuar dhe se zgjedhja e Kryeprokurorit të ri do të bëhet me shumicë të thjeshtë votash, që do të thotë edhe me 36 vota.

“Bazuar në Rregullore, neni 111, ligji nr. 97/ 2016, neni 109, votim me shumicë të thjeshtë”, thuhet në axhendën e Kuvendit. Ndërkohë që PS në këtë maxhorancë pritet të rrëzojë dhe dekretin e Presidentit Meta, i cili riktheu në Parlament “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptari shkoi për azil në Francë, por në burg e gjejnë litar në qafë, kushërira: Tentuan të vrasin
Previous article Dalin fotografitë e reja të Galaxy A8 (2018)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT