• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Presidentja e Hungarisë flet për Kosovën: Çelësi i paqes në Ballkanin Perëndimor është integrimi në BE
Home
Politikë

KUVEND/ Presidentja e Hungarisë flet për Kosovën: Çelësi i paqes në Ballkanin Perëndimor është integrimi në BE

1 June, 2023 s.autor Politikë

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, pas takimit me homologun shqiptar Bajram Begaj iu drejtua Kuvendit për një fjalë përshëndetëse.

Ajo e cilësoi këtë vizitë shumë të rëndësishme, ndërsa vuri në dukje marrëdhëniet e mira dhe të forta mes dy popujve. Ajo listoi një sërë sfidash, që sipas saj Evropa do duhet të përballet, mes të cilave dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

“Për mua është shumë e rëndësishme kjo vizitë, dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve do përpiqem të bëj sa më shumë. Kemi marrëdhënie historike miqësore, jo vetëm liderët, por edhe njerëzit respektojmë dhe kuptojmë njëri-tjetrin. Evropë është në rrezik, ka vështirësi. Do flas për disa çështje: Lufta në Ukrainë dhe pasoja e kësaj lufte. Në radhë të dytë, Ballkani perëndimor, stabiliteti dhe rëndësia e paqes. Së treti, rritja e vazhdueshme e emigracionit ilegal. Së katërti sfidat demografike. Së pesti, fuqi politike botërore e Evropës është në pikëpyetje”, tha ajo.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, presidentja e Hungarisë u ndal tek tensionet në veri të Kosovës dhe gjendjes politike në Bosnjë Hecegovinë.

Ajo theksoi se të gjithë po shohin Ukrainën, por shtoi se nuk duhet të ulen përpjekjet, që në Ballkanin Perëndimor të investohet më tepër stabilitet dhe paqe. Sipas saj, çelësi i stabilitetit për Ballkanin Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropain.

“Tani, të gjithë shohin Ukrainë, por harrojmë se sa e rëndësishme është që Ballkani të ketë paqe dhe siguri. Të shohim Kosovën dhe Bosnjën, dhe e shohim se sa pak duhet për të rritur tensionin, që kjo të kalojë më pas në nivel lufte. Duhet të ruajmë dhe të krijojmë stabilitetin, paqen e Ballkanit Perëndimor. 20 ushtarë hungarezë janë lënduar, shumica janë në spital. Duhet ta shmangim agresionin në çdo mënyrë, Çelësi i stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është integrimi evropian”, theksoi ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMOHEN DY SHQIPTARËT NË VERI TË MITROVICËS/ Transportohen në spital
Previous article "PËR KOSOVË JETËN DOJM ME DHËNË"/ Shqiptarët në protestë në Mitrovicë, këndojnë njëzëri

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT