• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Nis seanca, çfarë pritet të ndodhë sot
Home
Politikë

KUVEND/ Nis seanca, çfarë pritet të ndodhë sot

17 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare këtë të hënë. Seanca e sotme do të jetë vazhdim i asaj të ditës së enjte kur u ndërpre pas incidenteve dhe sherrit mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Sot deputetët pritet të votojnë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, vendim ky që vjen pas skandalit me garën për të zgjedhur Drejtorin e RTVSH.Gjithashtu, po sot Kuvendi pritet të votojë edhe Avokatin e ri të Popullit. Erinda Ballanca vijon të ushtrojë detyrën edhe pse mandati i saj ka përfunduar në vitin 2022.

Mësohet se PD i ka propozuar mazhorancës për Avokat të Popullit emrin e Besim Ndregjonit, kreu i ish të përndjekurve politikë. Mbetet për t’u parë nëse shumica parlamentare do të pranojë emrin e Ndregjonit. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten 84 vota.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës janë edhe votimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i takon votës së diasporës. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit me karta dhe pasaporta të skaduara, ndërsa shumica ka refuzuar propozimin për dokumentet jo shqiptare. Diaspora do të votojë me postë kostot e të cilës do të mbulohen nga shteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA PREMTOI SHKRIRJEN E SPAK-UT/ Rama: Nuk kanë ç’i bëjnë, nuk do të marrin votat më 11 maj...
Previous article PËRMEND BERISHËN NË RAPORT/ DASH: Të shtohen hetimet ndaj pastrimit të parave

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT