• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Manja: Flamur problemin e opozitës gjeje te bluza që ke veshur! Ju presim në zgjedhje
Home
Politikë

KUVEND/ Manja: Flamur problemin e opozitës gjeje te bluza që ke veshur! Ju presim në zgjedhje

6 June, 2024 s.autor Politikë

Me debate po zhvillohet seanca plenare, ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj hodhi akuza ndaj qeverisë pas emisionit të RAI për Shqipërinë.

“Unë besoj se PS është aset kombëtar, edhe pse jeni kundërshtarët e mi, por jam një individ përball zërave publikë që kërkojnë që e gjithë trupa politike të hetohet me lidhje me krimin e organizuar. Ata pyesin kush jeni ju, PS që duhet të ishte socialiste me shqiptarët, apo organizatë e lidhur me banditët, partia që matet me kundërshtarët, apo ajo që pret agimit të fitores pas natës së errët me kërcënime.

Jeni partia e gjuhës politike apo e ajo e miqve të enkrochatit. Dridheni ditën të flini natën, partia që djeg plehrat, apo inceneratori që djeg paratë. Jetojmë në një moment ku gjithsecili bën një sakrificë, dikush bindet, disa dorëzohen, të tjerë pranojnë kërcënimin. Sot është dita e ftesës, tjetra do jetë disa e pendesës, e vetmja që ka hequr dorë nga sakrifica është partia Socialiste. Më e lehta, të ikë të hapë rrugë qeverisë teknike”, tha Gjekmarkaj.

Akuzave të Gjekmarkaj, iu përgjigj ministri Ulsi Manja, i cili tha se i presin në zgjedhjet e ardhshme ku do i mundin edhe më thellë se në 2021. Ndërsa Manja po fliste, deputeti Flamur Noka iu afrua ministrit dhe i tha “Je Narkos asgjë më shumë”.

Ndërkohë, Manja iu përgjigj se arsyeja përse shqiptarët nuk e marrin seriozisht opozitën është se ndjekin akoma Sali Berishën. “Flamur kthe gishtin te buzja se aty do i marrësh përgjigje”, i tha Manja, ndërkohë që Noka mbante veshur bluzën Free Berisha (lironi Berishën).

Manja: Ne jemi PS, jemi partia që është aset kombëtar dhe do jetë partia e shqiptarëve për shumë kohë.

Noka: Jeni narkos.

Manja: Ne jemi partia që qeverisim Shqipërinë me votat e shqiptarëve, partia e 10 mln turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për vitin 2023 dhe e kemi thyer Shqipërinë në destinacion turistik botëror.

Noka: Ju jeni qeveria narko-shtet. Jeni partia e Pëllumb Gjokës.

Manja: Jemi partia që iu presim në tapetin elektoral të 2025. Pyetjes se kush e qeveris Shqipërinë? E qeveris PS, me kryeministër Edi Ramën dhe që qetësisht dhe në mënyrë demokratike iu presim në zgjedhje.

Noka: Je narkos asgjë më shumë.

Manja: Jeni në të drejtën që të mblidhni llumin e thashetheme dhe ti sillni në Kuvend. Pse s’u marrin seriozisht shqiptarët. Se keni ngel një grusht këtu dhe 300 veta atje. Flamur kthe gishtin te buzja se aty do i marrësh përgjigje. PS është partia e 850 mijë zemrave të shqiptarëve, do jetë edhe në 2025 kur ne do ju mundim më thellë se në 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA HETIMORE/ Zbardhet dëshmia e Ben Relit: Mëngjesi kishte debatuar me Nanon një ditë para se të dhunohej
Previous article PËRGJIMI/ “Po pse kush je ti, Toto Riina?” Plas mes shqiptarit dhe kalabrezit të Ndranghetas në Romë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT