• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Lleshaj: Rrëzoni dekretin e Metës, nëse doni vetting në polici
Home
Politikë

KUVEND/ Lleshaj: Rrëzoni dekretin e Metës, nëse doni vetting në polici

16 May, 2019 F.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u shpreh sot nga foltorja e kuvendit se për ligjin e vettingut në polici, kthyer sërish në Kuvend me dekret të Presidentit Ilir Meta, është harxhuar kohë e tepërt për një temë që nuk ekziston. Lleshaj apeloi deputetët të rrëzojnë dekretin e kreut të shtetit, nëse duan vërtet vetting në radhët e policisë.

“Është harxhuar kohë presidenciale për tu marrë me këtë temë, tani parlamentare, për një temë që nuk ekziston. Ligji nuk ndryshon në substancë, ndryshime të natyrës kozmetike që nuk prekin ligjin e vjetër. Ai parashikonte që ligji të kryehej për të gjithë punonjësit e policisë, dhe një komision të jashtëm, që do të kryente vlerësimin, edhe në ligjin e ri, është ky komision. Në fazën e dytë e të tretë të angazhohen punonjës që janë varësi të SHCBA, asnjë ndryshim nuk ka ligji i ri me të vjetrin.

Është përmendur merak se me ligjin e ri humbet pavarësia e organeve që do të bëjnë vettingun në policinë e shtetit. Edhe për merakun tjetër që hyn SHCBA në lojë, ka qenë e future edhe me ligjin e parë, që nuk caktonte sa pjesëtarë ishin nga SHCBA etj. Pse duhet rrëzuar ky argument, sepse në të kundërt rrëzojmë vettingun. Vettingu duhet të mbyllet në mars 2020, ndërsa ende nuk ka filluar dosja e parë. A mund të bëjë kush aritmetikë minimale për të thënë se mund të mbyllet vetting.

Kushdo që është në favor të vettingut duhet të jetë në favor të rrëzimit të dekretit. Duhet të rrimë në process vetting pa fund. Verifikimi i integritetit të cdo punonjësi do të jetë një process që nuk mbaron kurrë. Është krijuar SHCBA që ka për detyrë të realizojë vettingun sot e mot.

Cdo hyrje e re duhet të kalojë në vetting, por nuk është certifikatë e përjetshme, gjatë rrugës janë infektuar e kurrptuar.

Vettingun do ishte mirë ta kryente SHCBA. Ka nevojë të rregullojmë SHCBA, jo të krijojmë struktura ekstra. Edhe të jashtmit, kush i garanton që kanë certifikatë ndershmërie. Ju ftoj ta rrwzoni dekretin e presidentit nwse jeni pwr vettingun” – u shpreh Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJE ME BASHËN? Spiropali i përgjigjet Gjonit dhe Hajdarit: S’ka dakordësi me "bishtat"
Previous article SFIDA ME CHELSEAN NË EUROPA LEAGUE/ "Topçinjtë" po mendon të shesë futbollistin shqiptar tek...

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT