• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence
Home
Politikë

KUVEND/ Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

9 April, 2026 s.autor Politikë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend për një shtesë në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi se qeveria ka ndjekur një politikë të qëndrueshme për zhvillimin e sektorit të turizmit.

Ajo theksoi se falë këtyre politikave, Shqipëria ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, nga 6.4 milionë në vitin 2019 në mbi 12 milionë aktualisht. Sipas saj, të ardhurat nga turizmi kanë arritur në 5.7 miliardë euro, ndërsa sektori punëson rreth 270 mijë persona dhe gjeneron rreth 970 milionë euro për buxhetin e shtetit.

“Vizioni ynë ka qenë mbështetja e sektorit të turizmit, me legjislacionin fiskal dhe me investime, për të arritur në ditën që jemi sot, ku në Shqipëri nga 6.4 milionë turistë në 2019-ën, vijnë mbi 12 milionë turistë.

Të ardhurat e gjeneruara nga sektori turistik janë domethënëse: janë 5.7 miliardë euro shpenzime turistike, 7.14 milionë netë qëndrime nga të huajt ose 37.9% më shumë, janë 270 mijë të punësuar në sektorin e turizmit ose aktivitete të lidhura me turizmin, janë 970 milionë të ardhura për buxhetin. Janë të dhëna që konfirmojnë se politikat tona për nxitjen e sektorit turistik kanë qenë të duhurat. Kemi ende sfida përpara për të rritur sezonin turistik dhe për të diversifikuar llojin e turizmit që vjen në Shqipëri”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja nënvizoi se turizmi detar përbën një potencial të madh për zhvillimin ekonomik dhe se qeveria po harton një masterplan për marinat turistike, me synim tërheqjen e turizmit elitar dhe zgjatjen e sezonit turistik.

Sa i përket ndryshimeve ligjore, ministrja sqaroi se ato synojnë të shmangin mbivendosjet mes procedurave për dhënien me koncesion dhe atyre për investimet strategjike, të cilat sipas saj kanë shkaktuar vonesa dhe paqartësi në zbatimin e projekteve.

“Turizmi detar ka potencial të jashtëzakonshëm. Ne jemi duke zhvilluar një masterplan për marinat turistike, që duhet të zhvillohen si në vendet fqinje, pasi përbëjnë një të ardhur domethënëse për sektorin e turizmit dhe janë në linjë me strategjinë që kemi për zhvillimin e turizmit, për tërheqjen e turizmit elitar që shpenzon më shumë para në vendin tonë.

Kjo nismë është e domosdoshme që kuadri ligjor, mbi bazën e të cilit mbështeten investimet në infrastrukturën turistike dhe veçanërisht ajo e porteve turistike, të jetë i qartë dhe funksional”, tha ajo.

Ibrahimaj bëri të ditur se projektligji parashikon që, në rastet kur portet turistike janë pjesë e projekteve strategjike të miratuara, ndërtimi dhe operimi i tyre të realizohet nga vetë investitori strategjik, pa kaluar në procedurat e zakonshme koncesionare.

“Operimi i porteve turistike, sipas ligjit të vitit 2007, realizohet si rregull nëpërmjet procedurave të dhënies me koncesion apo formave të tjera konkurruese. Ligji për investimet strategjike parashikon procedura të asistuara që synojnë përshpejtimin e realizimit të projekteve me interes publik.

Në rastet kur portet turistike janë pjesë integrale e projekteve strategjike turistike, këto dy procedura bien ndesh me njëra-tjetrën dhe krijojnë mbivendosje, duke shkaktuar vonesa administrative, paqartësi kompetencash dhe ndikim negativ në ecurinë e investimeve. Ky projektligj synon të adresojë këtë problematikë duke përcaktuar se, në rastet e investimeve strategjike të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, ndërtimi dhe operimi i porteve turistike realizohet nga vetë subjekti që ka përfituar statusin strategjik, pa iu nënshtruar procedurës koncesionare të përgjithshme. Këtu nuk ka mungesë transparence”, u shpreh Ibrahimaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E ARBEN AHMETAJT/ Shtyhet seanca paraprake! Erion Çela ia kalon çështjen gjyqtares Rudina Palloj
Previous article ULET SËRISH ÇMIMI I NAFTËS/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT