Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa Partia Demokratike, ka vendosur të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje të Grupit Parlamentar.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se sipas tij kjo e fundit nuk pranon të shqyrtojë nismat e opozitës. Ai kërkoi që, në funksion të integrimit europian, të futen në rend dite katër projektligje: projektligji për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, projektligji për zonat e mbrojtura, paketa e maleve dhe ligji për trashëgiminë kulturore.
“Keni 7 javë që mbani të bllokuara 7 iniciativa të deputetëve të opozitës. Nuk janë disa të privilegjuara dhe disa jo”, u shpreh Bardhi.
Nga ana tjetër, kryetari i kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se këto nisma janë përfshirë në kalendar dhe se shqyrtimi i tyre do të rifillojë. Sa i përket prioriteteve, Peleshi theksoi se prioritet mbetet integrimi europian.
“Ne kemi rënë dakord, pasi është një proces që na bashkon të gjithëve,” u shpreh Peleshi.


