Me 97 vota pro Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shmangien e krizës kushtetuese, që erdhi pas dekretit të presidentit Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit në të njëjtin vend të zënë më parë nga gjykatësja Arta Vorpsi. Kuvendi i Shqipërisë angazhohet kështu “të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”, tha Balla teksa kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve ndaj kësaj rezolute”.


