• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUSHTETUESJA/ Drafti i PS “anashkalon” Metën: Nëse gjyqtari nuk thirret nga presidenti brenda 10 ditësh
Home
Politikë

KUSHTETUESJA/ Drafti i PS “anashkalon” Metën: Nëse gjyqtari nuk thirret nga presidenti brenda 10 ditësh

10 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Zbardhen propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet në ligj për betimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në diskutim është formula e betimit te anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë se Përgjithshme, SPAK etj, institucione që do të ngrihen së shpejti e të cilat rrezikojnë të kenë fatin e Gjykatës Kushtetuese.

Kështu në rast të refuzimit të betimit nga ana e Presidentit, kërkohet mekanizmi që anëtarët të bëjnë betimin tek institucioni që i ka zgjedhur apo emëruar ata.

“Për disa shtesa në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese”, të ndryshuar”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

Në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”

Neni 2

Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Vijon…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURP NDARJA E NOBELIT PËR HANDKEN/ Pacolli: Evropa harroi çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje e Kroaci
Previous article REFORMA/ Miratohen për herë të parë gjyqtarët e mediave: Do të përforcojnë transparencën dhe misionin e gazetarisë

k.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT