Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi në një konferencë me gazetarët tha se BE-ja nuk ka vënë kushte për Shqipërinë me qëllim hapjen e negociatave vitin që vjen. Ai foli për ligje, njehsimi i të cilave është i nevojshëm dhe është ndjekur edhe nga vende të tjera si Kroacia.
“Në raportin e BE nuk ka kushte, por edhe kur të hapen negociatat përmenda një shifër, 684 ligje për Kroacinë që përbëjnë kushte, pra duhet të njëjësojmë legjislacionin”,- tha ai.
I pyetur nëse në gjirin e BE-së ka një frymë antishqiptare apo nëse i shohin shqiptarët me lupë, kryeparlamentari dha këtë përgjigje: “E kam ndjerë veten shumë mirë në këto 27 vjet, nuk kam parë mirëkuptim kaq të fuqishëm pro shqiptar nuk ishin pak, por 25. Ashtu sikurse dhe tre vende me rezerva bënë të mundur që në fund të mos ishin antishqiptarë por të tregoheshin proshqiptarë. Të gjithë shqiptarët dhe politikanët duhet të jenë të qartë për çdo, që lupa e BE nuk do na ndahet deri në momentin e fundit si neve ashtu edhe gjithë vendeve që aspirojnë aderimin në BE”.


