• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSHTE MIZERABËL PRODHIMI/ Kush është PRONARI i punishtes së BULMETIT që u mbyll sot (FOTO)
Home
Sociale

KUSHTE MIZERABËL PRODHIMI/ Kush është PRONARI i punishtes së BULMETIT që u mbyll sot (FOTO)

16 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Durim Gallubja është pronari i një kompani furnizuese dhe prodhuese e produkteve të bulmetit në qytetin e Shkodrës, të cilit AKU e qytetit i ka mbyllur biznesin për shkak të mungesës në standartet higjienike dhe ato të pastërtisë.

Gallubja kishte disa kohë që nën zotërim të tij, një punishte qumështi dhe djathi prodhonte e furnizonte marketet brenda dhe jashtë qytetit verior.

ALPENews.al ka raportuar për lajmin e bllokimit të një sasie të konsiderueshme djathi të bardhë (rreth 120 kilogramë) e cila mbahej në një ambjent frigoriferik të mykur dhe jashtë kushteve normale.

Durim Gallubja figuron të jetë ky person.

Përveç mbylljes së aktivitetit, Gallubja ka marrë edhe një gjobë administrative prej 350.000 lekë.

NJOFTIMI ZYRTAR I AKU

Gjatë një kontrolli në një baxho në Shkodër, inspektorët e AKU-së kanë kapur në flagrancë shtetasin Durim Gallubja i cili  tregtonte djathë të bardhë pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU Shkodër konstatoi që subjekti, me Nipt L56411014T, dhe aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me stadardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 350.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim  të sasisë së produktit “djathë i bardhë” prej 120 kg, si dhe u morën mostra për analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal. 

/ALPENews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Bilancet pas tragjedisë, kryeprokurori: Ka ende njërëz në rrënoja
Previous article ARTIKULLI/ "The Guardian" shkruan për Tiranën: Qytetarët më të lumtur kur kanë KONDICIONER

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës Aktualitet

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale Aktualitet

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT