• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUSHO LERE SE U FËLLIQËM…”/ Si përdorej “Matrix” nga bandat shqiptare, Nuredin Dumani mori porosi për të vrarë…
Home
Breaking News

“KUSHO LERE SE U FËLLIQËM…”/ Si përdorej “Matrix” nga bandat shqiptare, Nuredin Dumani mori porosi për të vrarë…

3 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas “Sky Ecc” dhe “EncroChat”, një tjetër aplikacion i kriptuar është zbërthyer nga autoritetet ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për aplikacionin “Matrix”, i cili është përdorur masivisht nga bota e krimit. Pra është i njëjtë si dy aplikacionet e mësipërme dhe sinjalet janë se do të dalin perla dhe për Shqipërinë.

I pari që e deklaroi ekzistencën e këtij aplikacioni ka qenë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Para prokurorëve, ai deklaroi se porositë për vrasje bëheshin pikërisht në “Matrix”. Po ashtu ai tregonte se përmes këtij aplikacioni ka folur edhe me Suel Çelën, i forti i Elbasanit që doli te dosja e ditëve të fundit e SPAK.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në “Matrix” më dha një kontakt të një miku të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës “Wilson”. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë, dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës “Wilson” për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro”, ka treguar ai.

Më pas deklaronte: “Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja, dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do t’i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në “Matrix” e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që m’i kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen”.

“… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në “Matrix” dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma”, shprehej Dumani.

Një operacion i përbashkët i Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës ka çuar në zbërthimin e platformës “Matrix”. Europol ka njoftuar përfundimin e këtij operacioni të suksesshëm që ka çuar në deshifrimin e më shumë se 2.3 milionë mesazheve, në 33 gjuhë.

“Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve holandeze dhe franceze filloi nëpërmjet një EPH të ngritur në Eurojust. Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit”, thuhet në njoftimin e Europol.

Operacioni për zbërthimin e këtij aplikacioni mësohet se ka zgjatur rreth tre muaj. Europol njofton se aplikacioni përdorej nga grupet kriminale. Mesazhet e gjetura në këtë aplikacion mësohet se datojnë nga viti 2021.

“MATRIX”, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve filloi”, thuhet në njoftim.

Aplikacioni “Matrix”, mendohej se ishte më i sigurte se të gjitha aplikacionet e mëparshme dhe mësohet se kishte mbi 40 servera të shpërndarë në Francë dhe Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJKKO U HEQ MASËN E ARRESTIT/ Gjashtë pedagogët e “Aleksandër Xhuvanit” rikthehen në detyrë
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KURBIN/ Qarkullonte me makinë i armatosur pasi dyshohet se do kryente vrasje, 21-vjeçari braktis...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT