• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSHËRINJTË “HAJDUTË” TË KARBURANTEVE/ Kush është ERGYS GLLAVA, 22-vjeçari që maskohej dhe… (FOTO)
Home
Breaking News

KUSHËRINJTË “HAJDUTË” TË KARBURANTEVE/ Kush është ERGYS GLLAVA, 22-vjeçari që maskohej dhe… (FOTO)

22 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një operacion i sukseshëm i Policisë së qytetit Fier është bërë i ditur për mediet gjatë orëve të para të mëngjesit.

Anna Malaj dhe Ergys Gllava janë të dyshuarit por operacioni policor ka mundur të verë në pranga vetëm 31-vjeçaren, Anna

Malaj e cila sipas burimeve të sigurta të redaksisë së ALPENews.al figuron të jetë vajza mëposhtë.

Ndërkohë që përsëri Policia e Fierit ka publikuar edhe inicialet e emrit të personit të dytë (E.G) dhe përsëri burimet i thanë redaksisë së ALPENews.al se ky person quhet Ergys Gllava, nga fshati Belinë i Patosit.

Ndërkohë që djali i dyshuar është i moshës 22-vjeç dhe në gjendjen civile të qytetit është i fejuar.

NGJARJA

Policia e Fierit ka zbardhur vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 të tjerëve.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e autores, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar arma me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:

Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Automjeti me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.

1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

Ky artikull është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al me materiale të Njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hilet gjeniale për të ndaluar elektrizimin e rrobave (FOTO)
Previous article U bë nënë një muaj më parë/ Aktorja e njohur tregon vështirësitë e mëmësisë: A është topuzi...(FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT