• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH KËRKOI PARA PËR ELVIS DHE GJON SHKAMBIN? U mblodhën mbi 14 mijë $, mbyllet faqja për donacione…
Home
Aktualitet
Kronikë

KUSH KËRKOI PARA PËR ELVIS DHE GJON SHKAMBIN? U mblodhën mbi 14 mijë $, mbyllet faqja për donacione…

10 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Më 8 tetor, vetëm 2 ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel, një familjar i familjes Shkambi, hapi një faqe në Gofundme, për t’i kërkuar shqiptarëve të kontribuojnë për të përballuar shpenzimet për avokatin. 

Megjithë çudinë e të radhiturit krah një vrasësi, cilat do qofshin arsyet e tij, objektivi që Françesk Shkambi vendosi, ishte 20 mijë dollar ndihmë, dhe thuajse u arrit. Deri në orën 11:30 të datës 10 tetor 2025 shqiptarët kontribuan me mbi 14 mijë dollarë. Mes personave që dhanë donacione shumica ishin me emra, por kishte edhe persona anonimë. Por tashmë faqja në platformën për donacione në GoFundMe, është mbyllur. 

Personi që pretendonte të ishte familjar i 30-vjecarit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, 56-vjeçar, kishte shpërndarë në platorfmë edhe një mesazh që thoshte se është i familjes Shkambi. Reagimi niste së pari me ngushëllime ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja dhe me një ndjesë ndaj palëve në gjyq, babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur. Sipas familjes Shkambi, as Elvisi as Gjoni, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre.

Në një parashtrim, Françesk Shkambi  shkruante se asgjë s’e justifikon humbjen e jetës, por sistemi I drejtësisë është i tillë sipas tij që i lë familjet shqiptare në dëshpërim, mes një konflikti të gjatë ligjor për të drejtat e pronës. 

Nuk dihet nëse Françesk Shkambi është vërtetë familjarë i të akuzuarve për vrasjen, sikundër nuk dihet as nëse mesazhi i shpërndarë është vërtetë nga familja Shkambi. 

Mesazhi i shpërndarë në faqe që pretendohej të ishte nga familja Shkambi. 

Familja Shkambi ka shprehur dhimbje të thellë për këtë humbje shkatërruese. Ata përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtares Kalaja, duke vajtuar vdekjen e pakuptimtë të një nëpunëseje publike të përkushtuar. Po ashtu, ata dërgojnë kërkim falje të sinqerta për Rakip dhe Ervis Kurtajn për plagët që kanë pësuar, duke u uruar shërim të shpejtë dhe të plotë. 

Familja thekson se kjo tragjedi nuk është diçka që Elvis apo Gjon Shkambi ndonjëherë e kanë dëshiruar apo shprehur. Ata besojnë se anëtarët e tyre kanë vuajtur për vite me radhë nga keqtrajtimi, gjykimet e gabuara dhe vonesat në sistemin e drejtësisë, por nënvizojnë se një përfundim i tillë nuk ka qenë kurrë qëllimi i tyre. 

Ne gjithashtu shpresojmë që qeveria shqiptare ta shqyrtojë me kujdes këtë rast dhe të sigurojë që askush tjetër të mos vuajë pasojat e veprimeve dhe gabimeve të bëra gjatë këtij konflikti. 

Kjo tragjedi kërkon reformë urgjente gjyqësore — zgjidhje më të shpejta të çështjeve, siguri më të fortë në gjykata dhe mekanizma të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pronësisë pa i vënë qytetarët kundër njëri-tjetrit. 

BE dhe SHBA, si mbështetës kryesorë të reformave të vitit 2016 në Shqipëri, duhet të ndihmojnë në realizimin e këtyre ndryshimeve për të parandaluar dëshpërime të tjera. 

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. 

Dështimet e sistemit të drejtësisë — që ushqyen mosbesimin dhe çuan në këtë tragjedi — duhet të adresohen. Le të jetë kjo një pikë kthese drejt një sistemi ku mosmarrëveshjet mbyllen me zgjidhje, jo me shkatërrim. 

Ne bëjmë një thirrje urgjente për reforma në sistemin gjyqësor shqiptar, në mënyrë që asnjë familje apo i ri — si Elvis Shkambi — të mos shtyhet më kurrë në dëshpërim për shkak të dështimeve sistemike. Askush nuk duhet të përjetojë dhimbjen, padrejtësinë dhe pashpresën që çuan në këtë ngjarje tragjike. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish
Previous article "TA TREGOJMË NE..."/ Dy të rinj e bënë për spital, FLET i moshuari nga Vlora: Kam 3 fraktura në kokë, 100 veta ishin aty...

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT