• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Kush janë prindërit që e ndanë skenën e muzikës me fëmijët e tyre (Video)
Home
Showbiz

Kush janë prindërit që e ndanë skenën e muzikës me fëmijët e tyre (Video)

13 December, 2017 k.autor Lifestyle, Showbiz

Ta ndash skenën me njeriun më të dashur të jetës, duhet të jetë moment special. Kur emocionohemi ne nga divani i shtëpisë, apo nga karrigia e publikut, e marrim me mend se ç`ndjejnë protagonistët. Arditi dhe Anna, nuk ishin të parët dhe s`do të jenë as të fundit që kënduan bashkë. Madje as për ata vetë, s`ishte hera e parë. Ka edhe një video në YouTube, ku kanë kënduar pranë pianos, këngën “Kur të jesh mërzitur shumë”. Megjithatë kjo e “Këngës Magjike” u krijua enkas për ta dhe ishte dedikim për njëri-tjetrin, ndaj titullohej “Për ty”.

Atë e bijë kanë kënduar edhe Olta Boka me të atin, Reshitin. Madje jo vetëm njëherë. Performancës së tyre të fundit bashkë, iu bashkua edhe Stivi, djali i vogël i shtëpisë.

Në një event të realizuar me rastin e 80-vjetorit të Avni Mulës, Inva Mula e prezantoi të birin si nipin e Avniut dhe kënduan të dy bashkë.

Edhe Pirro ka kënduar me të atin. Gaqo dhe Pirro Çako u ngjitën në skenën e “100 vjet muzikë” me këngën “Xhulit”.

Me djalin këndoi edhe Bedri Islami. Ai është më i njohur në Kosovë, kurse Lindi ka karrierë në Shqipëri dhe atje. Nuk bënë klip dhe nuk përshëndetën publikun. Ata konkurruan së bashku në “Kënga ime” dhe fituan çmimin e duetit më të mirë. Se s`mund të ketë kombinim më të mirë se sa ky i gjakut.

Edhe çunat e familjes Fejzullahu, Sabriu dhe Ermali, sollën një klip së bashku. “Këngë për dashurinë, kënduam ne të dy, por është herë e parë që këndoj me ty”, kështu e nisi Sabriu këngën “Nostalgjia”, që vuri përballë dy breza.

Kurse familja Alushi është e gjitha e talentuar. Këngëtari i çamërisë, Hysni Alushi ka kënduar gjithë jetën me mbesën e tij, Enkeleidën. Ama me rastin e dasmës së vajzës së madhe, këndoi bashkë me vajzën e vogël dhe djalin. “Në dasmës e vajzës sime”, ia kënduan dhuratë nuses që martohej. Bënë edhe një klip me pamje nga dasma dhe momenti i surprizës.

Robert Aliaj e konsideron si një nga momentet më të bukur të jetës, performancën me të bijën. Gala dhe babi kënduan këngën e vjetër, por ende shumë të bukur të Robertit, “Dashuria”. Gala, me atë theksin e saj belg, na bëri të gjithëve për vete.

Duete me fëmijët ka pasur edhe shumë shumë vite më parë. Atëherë kur YouTube-i nuk ishte kaq i zhvilluar e ne s`e përdornim shumë. Ama dueti i Ema Qazimit dhe vajzës së saj Ershelës, gjendet. Vetë Ershela e ka publikuar dy vjet më parë, këngën e viteve 2000.

Së fundmi edhe Shyhretja me vajzën Engjëllushen kanë kënduar së bashku. Ato e sollën klipin në 8 Marsin që shkoi, si dhuratë për njëra-tjetrën dhe të gjitha nënat.

Nëse do t`i pyesnim këta këngëtarë për momentin më të bukur në skenë, apo për bashkëpunimin më të ndjerë, ia dimë përgjigjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE/ SOTA-TAHIRI, ja çfarë dorëzoi në prokurori avokati i ish ministrit të brendshëm
Previous article Mësoni çfarë femre jeni referuar muajit tuaj të lindjes

k.autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT