• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH ISHTE SHËNJESTËR E ELEMINIMIT NË VLORË? Si u kamufluan autorët vrasës profesionistë dhe pse vizita në burg e çoi në kurth Shpati Lenën
Home
Breaking News

KUSH ISHTE SHËNJESTËR E ELEMINIMIT NË VLORË? Si u kamufluan autorët vrasës profesionistë dhe pse vizita në burg e çoi në kurth Shpati Lenën

20 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pas atentatit të bujshëm në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona, gjithnjë e më shumë përforcohet ideja se shënjestër e eliminimit ka qenë Shpati Lena, me njohje shoqërore me të arrestuarin për vrasje.

Automjeti që udhëtonte nga qyteti i Vlorës në drejtim të Fierit, fillimisht është qëlluar me breshëri kallashnikovi në krahun e shoferit. Sipas burimeve nga organi i hetimit, mjeti i bërë shoshë nga plumbat drejtohej nga Shpati Lena, i cili njihej edhe si Geno Lena, dhe për pasojë ai është ekzekutuar i pari, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej Hakim Xhezo, gjithashtu i vrarë në atentat.

Për ngjarjen, të premten mbrëma ka zbarkuar në Vlorë edhe kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano.

HETIMET

Hetuesit po analizojnë me kujdes çdo të dhënë në vendin e ngjarjes, dëshmi, apo pamje filmike që mund të çojë në identifikimin e autorëve të ekzekutimit mafioz të Shpati Lena dhe Hakim Xhezo paraditen e 18 gushtit në aksin FierVlorë.

Por, identifikimi i autorëve mund të jetë i vështirë, pasi siç mëson “Panorama” nga burime pranë grupit hetimor, autorët kanë qenë të kujdesshëm dhe kanë përdorur kapuç në kokë për të mos u dalluar. Gjithashtu, makina e autorëve mësohet se ka qenë me xhama të zinj.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë deri ne momentin e daljes në autostradë për të parë lëvizjen e mjetit ku po udhëtonin dy viktimat, por edhe të mjetit tjetër tip “BMW”, i cili u gjet i djegur pak minuta më vonë në një zonë të pabanuar.

VIZITAT NË BURG

Shpati Lena i druhej një atentati dhe zakonisht qarkullonte me një automjet të blinduar tip “Audi A8”. Megjithatë, gjatë ditës së enjte kur ra pre e breshërisë së plumbave dhe për pasojë humbi jetën, ai udhëtonte me një makinë të zakonshme. Viktima udhëtonte për në Burgun e Kosovës në Lushnje, ku kishte shkuar edhe dy herë të tjera për të takuar Eduart Xhezon, shokun e ngushtë, i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiri, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Vizitat bëhen gjatë të enjteve dhe vrasësit e kanë ditur këtë fakt dhe për pasojë, kanë kryer porosinë e tyre në dalje të fshatit Panaja në aksin nacional Vlorë-Fier. Nga ana tjetër, Hakim Xhezo merrej me një aktivitet privat dhe nuk ruhej në qytetin e Vlorës.

Nga mënyra se si është kryer krimi, dyshohet se bëhet fjalë për vrasës profesionistë, pasi i gjithë atentati është realizuar në më pak se dy minuta dhe atentatorët e kanë pasur të qartë se çfarë duhet të bënin. Kjo bazohet edhe te fakti i precizonit me të cilën është kryer vrasja dhe shpejtësia e kryerjes së krimit.

PËR ÇFARË U VRANË?

Pista kryesore e hetimit, është ajo e hakmarrjes dhe që lidhet me vrasjen e ndodhur në fillim të gushtit të vitit 2019 të biznesmenit, Arben Beqiraj. Shpati Lena ishte në vendin e ngjarjes kur u vra 50- vjeçari, pronari i një lokali në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë. Lena u arrestua në mars të këtij viti, si i përfshirë në këtë ngjarje, por Gjykata e Vlorës e liroi atë nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Megjithatë, edhe dy pista të tjera nuk përjashtohen nga ana e hetuesve, ajo që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike apo ndonjë konflikt i mundshëm kohët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI NË NJË LOKAL NË NDROQ/ Goditet me sende të forta një person! Përfundon në spital
Previous article ERDHI NGA DETI DHE NGRITI GJITHÇKA NË AJËR/ Pamje të frikshme nga tornadoja në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT