• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Kush gjen rastësisht pasuri arkeologjike në det merr shpërblim, ja si llogaritet vlera
Home
Ekonomi

Kush gjen rastësisht pasuri arkeologjike në det merr shpërblim, ja si llogaritet vlera

2 January, 2018 k.autor Ekonomi

Nëse zhyteni në thellësitë e detit gjeni një amforë në det, bëni mirë ta ruani dhe të mos e hidhni. Kushdo që rastësisht mund të zbulojë një pasuri kulturore në det duhet që ta raportojë atë pranë institucioneve brenda 48 orëve. Në rastet kur pas verifikimit bëhet vlerësimi se ajo mund të kategorizohet si pasuri, atëherë personi mund të marrë edhe një shpërblim. Në draft-ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” sanksionohen në nene të veçanta procedurat për zbulimet nënujore.

Gjithsesi ligji përcakton që kjo vlen vetëm për zbulimet rastësore, duke dekurajuar kërkimet e pa ligjëruara nga institucionet që kanë të drejtë të japin leje për kërkime nënujore. Por si veprohet kur gjendet një pasuri kulturore detare.

“Çdo person që zbulon një pasuri kulturore detare duhet të deklarojë gjetjen e saj pranë autoritetit portual më të afërt brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga zbulimi apo mbërritja në portin e parë. Autoriteti portual njofton menjëherë Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe IKTK-së. Mos raportimi në organet kompetente, sipas këtij neni, përbën shkelje dhe ngarkon me përgjegjësi personat përgjegjës” thuhet në draft.

Kjo vlen edhe për të gjithë ata persona që kryejnë punime private bazuar mbi një lejë të caktuar. Në rast se ata hasin në pasuri kulturore detare duhet të raportojnë.

Për të nxitur deklarimin e pasurive që mund të zbulohen në mënyrë rastësore në ligj është menduar edhe vendosja e shpërblimit. Ky i fundit llogaritet në bazë të vlerës që ka pasuria.

“Ka të drejtën e shpërblimit, jo më të madh se 1/4 e vlerës së pasurive të gjetura: a) pronari i pasurisë së paluajtshme ku është gjetur objekti;b) personi, i cili ka bërë një zbulim rastësor dhe ka përmbushur detyrimet e parashikuara në nenet 145 e 146, të këtij ligji. Personi, i cili futet dhe kryen kërkime në pronën e të tretëve pa miratimin paraprak të pronarit dhe/ose poseduesit dhe/ose gëzuesit, nuk përfiton asnjë shpërblim në rast zbulim” përcaktohet në ligj.

Sipas ligjit pasuri kulturore detare shtresat, anijet e mbytura, rrënojat ose, në përgjithësi, çdo objekt që, duke paraqitur një interes parahistorik, arkeologjik apo historik, gjendet nënuje, në fund të detit ose në të gjithë shtresat nënujore.

Shqipëria, si një nga vendet më të lashta në Ballkan, ka rezerva të shumta arkeologjike, një pjesë e të cilave mbeten të pazbuluara. Gjetjet arkeologjike janë gjithashtu një atraksion për turistët, që vizitojnë Shqipërinë dhe që vitin e fundit janë shtuar së shumti.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2018-n në Shqipëri
Previous article Ilva Tare zbulon përse nuk bën publik imazhin e fëmijëve

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT