Ish-Presidenti Alfred Moisiu thotë se Edi Rama është kryeministri më i mirë i Shqipërisë pas viteve ’90. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Moisiu tha se deri më tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e ka qeverisur mirë vendin.
Por ndërkaq, ai nuk ka kursyer as kritikat, ndërkohë që është ndalur konkretisht tek procesi i llogaridhënies publike, në dëgjesat e organizuara me qytetarët.
“Mund të them se kjo mazhorancë ka punuar mirë. Por ka edhe kjo shumë të meta. Për shembull procesi i llogaridhënies është gjë shumë e mirë, por kam frikë se mos është shumë formale. Për mua Rama deri më tani është kryeministri më i mirë”, u shpreh ish-Presidenti Alfred Moisiu.


