• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kush është korrierja e 2.3 kg heroinë nga Porti i Durrësit, si u kap në dhomën e tragetit
Home
Sociale

Kush është korrierja e 2.3 kg heroinë nga Porti i Durrësit, si u kap në dhomën e tragetit

15 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Antidroga e Tiranës ka arrestuar një 39- vjeçare, e cila vitin e kaluar, u ndalua në Portin e Durrësit, e dyshuar si korriere e 2.3 kg heroinë, që kishte si destinacion Italinë.

Burimet e Policise thane se droga do dergohej ne Itali.

Burime nga Policia e Shtetit, thanë se e arrestuara është Laureta Lami, e cila pasi u la e lirë në vitin 2017, u dënua në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me akuzën e moskallëzimit të krimit, shkruan “Panorama”.

Ajo u deklarua fajtore dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj heqje lirie. Laureta Lama u arrestua në janar të vitit 2017, bashkë me 67- vjeçarin Bashkim Hasani, pas informacioneve që po trafikonin një sasi droge.

Në çantën e Lamës, Policia gjeti pakot me heroinë, të cilat ajo i mohoi, duke këmbëngulur se nuk kishte dijeni se kush i kishte futur në çantë. Nga ana tjetër, edhe personi me të cilin ajo po udhëtonte me tragetin e linjës Durrës – Bari, Bashkim Hasani, mohoi të kishte dijeni për drogën, e cila u gjet në dhomën që kishin rezervuar të dy në traget. Për këtë rast u arrestua edhe një punonjës policie i Portit të Durrësit, i cili u dyshua se kishte lejuar kalimin e heroinës.

TRAFIKU I HEROINES

Në janar të vitit të kaluar, Policia sekuestroi në Portin e Durrësit një sasi prej 2.3 kg heroinë, që do të trafikohej në drejtim të Italisë. Policia tha në atë kohë se për të realizuar trafikun, e arrestuara, Laureta Lama, kishte marrë me vete edhe dy fëmijët. Ajo po udhëtonte së bashku me të dashurin në drejtim të Italisë, me tragetin e linjës Durrës – Bari. Bashkë me të, Policia arrestoi edhe 67-vjeçarin Bashkim Hasani.

Edhe pse kishte drogën në çantë, Lama i kaloi të gjitha kontrollet, duke arritur të hipte në traget. Por një informacion i marrë në rrugë operative ka bërë që shërbimet e Antidrogës dhe të Policisë Kufitare të futeshin në dhomën e tragetit, që ishte rezervuar nga çifti. Policia tha se destinacioni i drogës ishte Bolonja dhe se dy të arrestuarit ishin thjesht korrierë.

Në momentin e ndalimit, ata thanë se po shkonin për një vizitë te një e afërme e 39-vjeçares në Bolonja. Për këtë ngjarje, Policia shpalli në kërkim edhe një 30-vjeçar me inicialet E.Ç., nga Mëzezi i Tiranës. Sipas Policisë, nuk dihej se kush ishte pritësi i lëndës narkotike që po trafikohej me traget nga çifti që u arrestua.

Pas ndalimit të korrierëve në Portin e Durrësit, Policia ushtroi një kontroll edhe në banesën e shtetasit E.Ç., në Tiranë, ku gjeti një pistoletë tip “Glock”, ndërsa vetë i dyshuari kishte arritur të largohej para se të mbërrinte Policia.

Në lidhje me armën e gjetur në shtëpi, që ishte pa leje, u arrestua babai i tij, shtetasi Kujtim Çaushi. Pas zbulimit të këtij rasti trafiku, hetimet u ndoqën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për drogën, u arrestua edhe një polic kufiri

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit arrestoi në janar të vitit të kaluar edhe një agjent të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, nën akuzën, se favorizoi kalimin e një sasie droge.

Në pranga ra agjenti Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas SHÇBA-së, Shaba lejoi të kalonin në vijën e parë të kontrollit dy shtetas me lëndë narkotike, edhe pse ishte në dijeni të ngarkesës së tyre.

Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim Hasani dhe bashkëpunëtorja e tij Laureta Lama, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Ata u arrestuan nga agjentët e Antidrogës, teksa ndodheshin në kabinën e tragetit, ku u gjet edhe droga.PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenali me dy transferime bombë në janar, Aubameyang dhe Mkhitaryan
Previous article Tiranë/ Flakët mbulojnë godinën e qendrës shëndetsore në Laprakë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT