Tre shqiptarë u arrestuan në një aksion të përbashkët nga policia e Milanos dhe ajo e Komos të mërkurën, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge.
Në pranga janë vënë Agim Proshka, 37 vjeç, Edison Proshka 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç, ndërsa në total janë sekuestruar rreth 17 kg kokainë e heroinë.
Ndërkohë, në portobagazhin e Citroenit C3, me të cilën Verbofshi hyri në ndërtesë, u gjetën edhe 5 kg kokainë dhe 550 gr heroinë.
Në banesën e këtij të fundit u gjetën edhe 8.400 euro.
Jurgen Verbofshi, ashtu si Edison Proshka në foton me poshtë duket se shfaqet me Agim Proshkan:






