• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUSH ËSHTË JEAN CASTEX? Kryeministri i ri i Francës dhe ‘rruga e re’ e Macron-it
Home
Nderkombetare

KUSH ËSHTË JEAN CASTEX? Kryeministri i ri i Francës dhe ‘rruga e re’ e Macron-it

4 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se dorëheqja e qeverisë ishte e nevojshme për të hapur një “rrugë të re” për presidencën e tij. Nëpunësi i lartë publik Jean Castex është kryeministri i ri i Francës.

Presidenti francez Emmanuel Macron të premten emëroi Jean Castex si kryeministër të Francës, në vend të Eduoard Philippe.

Castex është një nëpunës i lartë publik, që ka mbajtur disa poste në qeveritë lokale, rajonale dhe kombëtare. Në prill, ai u ngarkua me administrimin e lehtësimit të masave bllokuese të pandemisë së virusit Corona. Kryeministri i deritashëm, Edouard Philippe dha sot dorëheqjen së bashku me pjesën tjetër të qeverisë franceze.

Kjo masë hap rrugën për një riorganizim të qeverisë. Ky hap pritej gjerësisht, pasi Presidenti francez Emmanuel Macron kërkon të rrisë besushmërinë e tij përballë votuesve të zhgënjyer. Synimi i Macronit është t’u japë një orientim të ri dy viteve të tij të fundit në detyrë.

Pjesa tjetër e qeverisë pritet të emërohet deri të mërkurën.

Të dielën, partia centriste e Macron-it, En Marche u godit rëndë në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin. Megjithëse Macroni gëzon popullaritet në Evropë, imazhi i tij brenda vendit është dëmtuar nga një seri pengesash, përfshirë protestat e jelekverdhëve dhe reformat e punës.

‘Rruga e re’ e Macron-it
Zyra e Presidentit francez tha që Macroni dhe Philippe kishin rënë dakord se nevojitej një qeveri e re për të hapur një “rrugë të re” për të ecur përpara.

“Do të më duhet të zgjedh për ta udhëhequr [Francën] në atë rrugë,” tha Macroni. Ai vlerësoi “punën e jashtëzakonshme” të Philippe gjatë qeverisjes.

Në prill, Macron tha se dëshironte të “rizbulonte” veten për t’u përballur me sfidat e fundit me të cilat ndeshet republika franceze. Por administrimi i rezultateve të pandemisë së virusit Corona ka gjasa që të zërë vend qendror në pjesën tjetër të mandatit të tij presidencial.

Macroni dhe kancelarja gjermane Angela Merkel po mbrojnë një program evropian për të rindërtuar vendet e BE të goditura nga virusi Corona. Sidoqoftë, këto përpjekje kanë hasur në rezistencë midis vendeve anëtare të BE, që druhen nga borxhet si pjesë e fondit të rindërtimit./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHPËTOI POLICISË GJATË OPERACIONIT "KULMI" PËR 3.5 TON DROGË/ Arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim
Previous article VETËFLIJIMI NËNË E BIJË PËR RINGJALLJEN/ Përcillen sot drejt banesës së fundit në Përmet, ku prehet dhe kryefamiljari

s.autor

Postime të ngjashme

INDIA SFIDON TRUMP/ Sulmon sërish Bahreinin me dronë! Alarm në Gjirin Persik, SHBA përballet me kërcënimin e përshkallëzimit të luftë Botë

INDIA SFIDON TRUMP/ Sulmon sërish Bahreinin me dronë! Alarm në Gjirin Persik, SHBA përballet me kërcënimin e përshkallëzimit të luftë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT