Gjatë natës së mbrëmshme datë 15.01.2018, në orën 15.00 Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të mundur arrestimin në flagrance të një efektivi të policisë rrugore për korrupsion pasiv.
Efektivi i policisë është 56- vjeçari i quajtur Arjan Meça.
Sipas të dhënave që figurojnë për të në zyrën e burimeve njerëzore pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së shtetit, Meça është lindur në Memaliaj Tepelenë 25.7.1962 me arsim të mesëm, i paprecedencë penale më parë, me shtetesi e kombësi shqiptare.
Detyra e 56-vjeçarit nga Tepelena ishte detyrë trup shërbimi në Sektorin Interurban në Komisariatin rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë.
Arrestimi u bë në flagrancë me një sasi lekësh, të identifikuara paraprakisht me numër serie, menjëherë pas kryerjes së vepres penale “Korupsioni pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal , të denocuar nga një shtetas në linjën jeshile pa pagesë 08009090 të SHÇBA dhe 129 te Policisë së Shtetit.
Materialet e përgatitura për dokumentimin e ngjarjes ju përcollen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme sipas procedures.
Përgatiti:AlpeNews.al/


