• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kush është EDISON ÇOBO/ Krimineli FAMEKEQ nga Berati, masakra e pesë viteve më parë që e çoi sot në pranga
Home
Breaking News

Kush është EDISON ÇOBO/ Krimineli FAMEKEQ nga Berati, masakra e pesë viteve më parë që e çoi sot në pranga

24 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Beratit ka vendosur në pranga sot Edison Çobo, 45 vjeç banues në Berat. Çobo  ishte vendosur në kërkim   pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Por përveç kësaj Edison Çobo njihet ndryshe si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që kryer ndër vite.  Më mizorja ka qenë ajo e vitit 2013 ku 45-vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës .

Katër persona të maskuar dhe me armë janë futur nga dritarja e lënë hapur për shkak të vapës. Më pas janë ngjitur në katin e dytë të ndërtesës duke u futur në dhomën ku flinte biznesmeni 40-vjeçar Edmond Piti. Ai është pronar i një karburanti në aksin nacional Berat-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kthesa e Çifligut” dhe i dy lokaleve në Tiranë, ndërsa dyshohet se shumën prej 20 milionë lekësh e kishte tërhequr pak ditë më parë për të hapur një tjetër karburant.

Në sajë të hetimeve dhe të dëshmisë së të dëmtuarit, autorët, që kanë qenë katër persona me maskë dhe armë, e kanë qëlluar me qytën e automatikut në kokë teksa ai ishte në gjumë. Ata e kanë dhunuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar t’u jepte çelësat e kasafortës.

“Katër personat i janë afruar banesës gjatë natës. Ata kanë shfrytëzuar faktin se nipi im kishte lënë dritaren hapur, pasi ishte shumë vapë. Kanë hyrë nga dritarja e katit të parë dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë. Janë afruar te Edmondi, te krevati ku flinte, dhe e kanë qëlluar me qytën e automatikut. I thanë ‘ngrihu’ dhe e lidhën me litar. Të tjerët shkuan në dhomën e nënës dhe i kërkuan të mos bërtiste se nuk do t’i bënin gjë. Në këtë moment ka ndier vajza e Edmondit, e cila atë natë flinte me prindërit në krevat, dhe nisi të qante. E kanë kërcënuar bashkë me bashkëshorten e Edmondit që të mos bënin gjë dhe i kane lidhur me litar.” Rrëfimi i një prej të afërme të Edmond Pitit.

 

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus-Real Madrid, ja çfarë ka ndodhur 10 ditë para ndeshjes
Previous article Këshilli Bashkiak i Tiranës: Gati kredia e butë për strehimin e 1000 familjeve. Të gjitha kriteret për të përfituar (FORMULARI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT