• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH ËSHTË BOSI I KOKAINËS QË DENONCOI BASHA? Kërkohet nga SPAK hetimi i deklaratës së kryedemokratit
Home
Aktualitet
Kronikë

KUSH ËSHTË BOSI I KOKAINËS QË DENONCOI BASHA? Kërkohet nga SPAK hetimi i deklaratës së kryedemokratit

3 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në seancën e shkuar të parlamentit kreu PD-së Lulzim Basha deklaroi: “Është ngritur kulla 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës. Siç e di ti fare mirë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri….”

Top Channel nga një burim në SPAK mëson se ministri Bledi Çuçi i ka dërguar një letër numrit një të SPAK Arben Kraja, ku i kërkon të hetojë për këtë deklaratë të Bashës. Ministri Çuçi në këtë letër parë nga Top Channel thotë:

“Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cënon besimin e publikut tek institucionet tona. Referuar legjislacionit në fuqi, përcaktohet se veprat penale të pretenduara në këtë deklaratë, janë pjesë e kompetencës lëndore të institucionit që Ju drejtoni. Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes”.

Strukturat nën varësinë e institucionit që unë drejtoj thotë ministri Çuçi, mbeten plotësisht në dispozicion të këtij procesi.

“Mbetem shpresëplotë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për zbardhjen e kësaj çështje, për të përmbushur misionin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të qenë transparent me publikun dhe partnerët tanë”.

Nëse SPAK do të vihet në lëvizje nga kjo kërkesë e ministrit Bledar Çuçi, me të gjitha gjasat kreut të PD Basha do t’i duhet të ngjisë shkallët e SPAK për të dëshmuar mbi këtë informacion, siç edhe ndodhi kur ai dha detaje për rastin e 3 milion euro të fshehura në makinat Tayota Yaris.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERDHI NËNA JOTE DHE..."/ Fifi shpërthen në lot, diskuton me Granitin: Mos fol me mua, që je seksi nuk do të...
Previous article NGA PATATET E ËMBËLA E DERI TE BORONICAT/ Ja ushqimet që duhet të hani në darkë për të fjetur sa më mirë

s.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT