• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH ËSHTË ALTIN MORINA? Si u katapultua efektivi i RENEA-s, që u kap me 113 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

KUSH ËSHTË ALTIN MORINA? Si u katapultua efektivi i RENEA-s, që u kap me 113 mijë euro

15 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje nga arrestimi i efektivit të RENEA-s, i arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në makinën me të cilën lëvizte uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz që shihni në foto.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Nga hapja e saj policia sekuestroi 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë dhe 80 paund. Pas arrestimit efektivi, Altin Morina ka refuzuar të tregojë burimit e parave të gjetura në makinë.

Dosja ka publikuar një historik të shkurtër të karrierës së Altin Morinës, efektivit të Forcave RENEA që u kap sot me 113 mijë euro në mjetin e tij luksoz tip “Audi”. Morina është mësuar se karrieren nga efektiv i Policisë, e më pas ka qenë shef i Komisariatit të Ballshit.

Nga aty është katapultuar në 2012 tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Nga aty, qarkulloi në repartin e RENEA-ve, ku edhe mbante detyrën e shefit të trajnimit.

Në këto kushte policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin i cili tashmë akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI I FORTË/ Ambasadorit britanik: Qytetarët duan drejtësi, kriminelët dhe të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi
Previous article "GRACKA"/ Si e vrau Dan Hutra gruan e parë, telefonoi vjehrrën dhe i tha ‘të kam therrur vajzën’

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori i dyshuar Aktualitet

DETAJET/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori i dyshuar

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT Aktualitet

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT