Policia e Manhattanit ka konfirmuar se i dyshuari i sulmit të sotëm ku humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 11 të tjerë është një mashkull 29-vjeçar.
Zyrtarët e policisë kanë konfirmuar se i dyshuari është një mashkull 29-vjeçar, identifikuar si Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.
Policia tha gjithashtu se kamioni i tij u përplas me një autobus shkolle, duke plagosur dy të rritur dhe dy fëmijë.
Komisari i policisë tha se i dyshuari “bëri një deklaratë kur doli nga automjeti”, por nuk ofroi më shumë detaje. I dyshuari është aktualisht në spital.
Sulmi në Manhattan/Rritet bilanci i të vrarëve, agresori doli nga kamioni e qëlloi me armë këmbësorët dhe policinë
Tetë vetë janë vrarë nga një shoferi i një kamioni i cili i ka përplasur fillimisht në një rrugë në Manhattan disa persona që po udhëtonin me biçikletë, dhe më pas ai ka thirrur ‘Allahu Ekbar’.Shoferi e vijoi rrugën poshtë në drejtim të Tribeca në autostradën West Side. Pasi goditi disa çiklistë dhe vrapues, ai u ndalua kur kamioni i tij u përplas me një autobus shkollor në urën e Tribeca.Burri pastaj doli nga kamioni me armë në dorë duke qëlluar në drejtim të policisë dhe këmbësorëve.Ai mbijetoi dhe u dërgua në spital, por të paktën 8 persona të pafajshëm u vranë dhe të tjerë u plagosën.
Sulm në Manhattan, kamioni futet mes turmës. Raportohen 6 të vdekur
Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur, dhe disa disa të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion në Manhattanin e poshtëm.
Incidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.
Departamenti i Policisë konfirmon se është arrestuar një person në lidhje me incidentin, por hetimet janë duke u zhvilluar.
Këngëtari Josh Groban shkroi në “Twitter” se kishte dëgjuar të shtëna me armë, teksa shëtiste me qenin e tij. “Oh Zot, sapo dëgjova të shtëna armësh. Nisa menjëherë të vrapoj me qenin tim”, është mesazhi i tij.
Raportime të tjera mbi incidentin sugjerojnë se një kamion është drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë.
Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur në mediet sociale këtë të martë, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.
/AlpeNews.al/