• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH E VRAU 33-VJEÇARIN NË SHKODËR? Mesazhi nga një vajzë në “Facebook” e nxori në pritë
Home
Breaking News

KUSH E VRAU 33-VJEÇARIN NË SHKODËR? Mesazhi nga një vajzë në “Facebook” e nxori në pritë

6 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, në fshatin Dragoç.

Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet rezulton që autori ka qenë një person i vetëm. Ai dyshohet se e ka nxjerrë Ramazanin nga shtëpia përmes një mesazhi në rrjetet sociale me një profil fals. Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe, sapo ka ardhur makina e viktimës, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba drejt automjetit të viktimës. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një farë distance. Zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, pasi vrasja ka ndodhur në një rrugë dytësore, në të cilën nuk gjenden banesa dhe as biznese.

Familjarët e viktimës kanë treguar në polici që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Ata kanë shtuar se, nëse këtë rast nuk e zbardh shteti, ata do të detyrohen ta zbulojnë vetë, duke lënë të nënkuptohet që do të marrin hak për 33-vjeçarin Ramazan Mataj.

Hetuesit bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe aktiviteti i viktimës jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDIHENI MIRË? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19
Previous article NËN DREJTIMIN E KAMALA HARRIS/ Kongresi certifikon fitoren e Trump, presidenti i zgjedhur një hap më pranë Zyrës Ovale

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT