• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH E SPIUNOI ERVIN METËN? U kap në të njëjtin ishull ku jetonte “tradhtari” i Cosa Nostra-s Tommaso Buscetta
Home
Breaking News

KUSH E SPIUNOI ERVIN METËN? U kap në të njëjtin ishull ku jetonte “tradhtari” i Cosa Nostra-s Tommaso Buscetta

30 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ervin Mata, biznesmeni shqiptar i ndërtimit i përfolur prej vitesh për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, është arrestuar pak ditë më parë në ishullin turistik të Ilhabela-s, në Brazil. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe akuzohet nga SPAK për përfshirje në disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës dhe Shqipërisë, si edhe për lidhje me organizata kriminale.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, arrestimi u krye nga Policia Federale braziliane në bashkëpunim me autoritetet lokale në zonën bregdetare të shtetit São Paulo. Lajmi u publikua fillimisht nga CNN Brazil dhe më pas u pasqyrua edhe në mediat shqiptare.

Për vite me radhë, Mata kishte arritur t’i shmangej arrestimit duke lëvizur mes vendeve të Amerikës Latine, Spanjës dhe Brazilit, ndërsa në Shqipëri emri i tij u bë i njohur jo vetëm për investimet në sektorin e ndërtimit, por edhe pas përplasjes së famshme me Ervis Martinaj në ngjarjen e njohur si “Masakra e Bllokut”.

Vendndodhja ku ai u arrestua ka një histori të errët kriminale. Ishulli Ilhabela, sot një destinacion luksoz turistik në brigjet braziliane, përmendet shpesh në historinë e trafikut ndërkombëtar të drogës për shkak të lidhjeve me mafian italiane në vitet ’70.

Aty u vendos për një periudhë edhe Tommaso Buscetta, një prej figurave më të njohura të mafias siciliane, i cili më vonë u bë edhe një nga të penduarit më të famshëm të Cosa Nostra-s. Nën identitet të rremë, ai jetonte në ishull si një biznesmen i zakonshëm, ndërsa dyshohet se drejtonte operacione të trafikut të kokainës dhe heroinës drejt Amerikës së Veriut, duke përdorur porte dhe pista të vogla ajrore në zonë.

Pikërisht në këtë ishull, dekada më vonë, u lokalizua dhe u arrestua edhe Ervin Mata. Ende nuk dihet se përse kishte zgjedhur të jetonte në Ilhabela, nëse për shkak të izolimit dhe luksit që ofron zona, apo për arsye të tjera që lidhen me aktivitetin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJE APO ULJE? Bordi i Transparencës NDRYSHON çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten
Previous article KOKAINË, KANABIS DHE MDMA/ Kishin fshehur drogën në një pallat, me qëllim për ta shitur, një në pranga, dy në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT