• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH E SHKREPI ARMËN, HYSENI APO HYGERTA? Hoxha: Do ia hedhin fajin njëri-tjetrit, pse nuk u arrestua nëna
Home
Aktualitet
Kronikë

KUSH E SHKREPI ARMËN, HYSENI APO HYGERTA? Hoxha: Do ia hedhin fajin njëri-tjetrit, pse nuk u arrestua nëna

26 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Anila Hoxha tregoi në “Top Talk” disa dinamika të vrasjes tragjikë të babait në Durrës nga tre fëmijët.

Ajo tha se dyshimet ishin të mëdha, megjithëse vajza ishte e para që pranoi se e kishte kryer Hygerta Meta.
Distanca nga shtëpia tek kasollja janë 20 metra, gjë që e bën të pamundur transportimin e trupit nga ajo e vetme.

Hoxha shtoi se e ëma e fëmijëve, Blerina Meta e cila është nën hetim, nuk ka folur pasi familjarët kanë predispozitat për ta mbrojtur atë që e ka kryer jo për ta spiunuar.
Gazetarja u shpreh se duke qenë se shanset për të gjetur shenja baruti në duar janë thuajse minimale, për shkak të kohës, hetuesit kanë sekuestruar rrobat e fëmijëve për të kuptuar më tej se kush e ka shkrepur armën.

“E para që ka folur ka qenë vajza, e cila ka deklaruar se ka vrarë babain për shkak të fejesës. Me orë të tëra, ajo është përshkruar si një njeri shumë i qetë kur rrëfente, por nga ana tjetër ishte shumë e paqartë për vendin se ku kishte hedhur armën. Më e rëndësishme është që ajo deklaronte se e kishte kryer totalisht vetë të gjitha veprimet. Vendi ku është gjetur trupi, nga banesa është 20 metra larg. Natyrisht që vajza do ta kishte të pamundur për të ngritur trupin e të atit dhe për të kryer veprimet gjatë natës pa rënë në sy të familjarëve. Pikëpyetje më e rëndësishme ishte se mungonte rakordimi i kohës të momentit kur vajza ka treguar se ka dërguar automjetin aq larg, dhe se nuk ka treguar nëse ka ardhur në këmbë, pasi distanca ishte e lartë.

Në fund kur është parë kati i parë dhe i dytë i banesës, ka qenë një gëzhojë që është gjetur. Oficerët më pas e kanë pyetur. Ky ka qenë momenti i parë kur vajza ka thënë se dijeni për krimin kanë edhe të tjerë. Fakti që këta, pasi babai është vrarë, secili nga ata kanë marrë një rol të caktuar, natyrisht që i vë përpara përgjegjësisë penale. Hyseni dhe Hygerta akuzohen për vrasjen e babait, ndërsa djali tjetër akuzohet për një gjë tjetër, për fshehje të kufomës. Ndërsa nëna nuk është arrestuar sepse vepra penale që dyshohet nuk është vrasja.

Nuk ka ndodhur që për moskallëzim krimi të arrestohet një familjar, pasi ata kanë si qëllim të mbrojnë familjarin. E ëma dyshohet se ka marë divanin dhe teksa po rregullonin skenën e krimit e kanë zhvendosur në katin e dytë. Motër e vëlla do t’ia hedhin njëri tjetrin. Faktorët plotësues do të tregojnë se kush ka mbetje të barutit që do ta vërtetonte se kush e ka shkrepur armën. Këto mund të jenë fshirë edhe për shkak se ka kaluar kohë që nga zbulimi. Ata kanë marrë edhe disa rroba për të zbuluar se kush ka gjurmë të barutit”, tha Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUEDIA MORI KONFIRMIMIN PËR T'U ANËTARËSUAR NË NATO/ Begaj i uron mirëseardhjen: Aleanca është më e bashkuar
Previous article DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT