• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kush e përgjoi Agron Xhafajn? Kur Babalja, Berisha dhe Alibeaj përplasen ‘kokë më kokë’
Home
Shqipëri

Kush e përgjoi Agron Xhafajn? Kur Babalja, Berisha dhe Alibeaj përplasen ‘kokë më kokë’

18 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kush e përgjoi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj?! Kush ishte ai ose ata persona që kurdisën kurthin, duke vënë përgjues në bisedën e Agron Xhafajt me një ish-trafikant që papritur kishte “zbuluar” nga e para dashurinë për hashashin?

Katër ditë pas shpërthimit të njërit prej skandaleve më të nxehtë politikë të kohëve të fundit, mbetet ende mister dora që vuri përgjuesit ambjentalë (ose telefonikë), në bisedën mes A.Xhafajt dhe “Babales”, ose ndryshe Albert Velisë.

Më poshtë po rendisim paradoksin e deklaratave të të gjitha palëve në orët e fundit, për të kuptuar sesi, bashkë me akuzat e rënda ndaj vëllait të ministrit të brendshëm, opozita dhe dëshmitari x apo mediat afër tyre, kanë krijuar në lidhje me burimin e përgjimit.

Lexoni më poshtë dhe do të habiteni sesi ndryshojnë kryekëput në këtë pikë, deklarimet e Berishës, Babales, Alibejat dhe Salianjit.

Deklaratat:

 Albert Veliu

“Përgjimin e bënë ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij. Krime të tjera skam bërë. Vet krimet i ka bërë Agroni. Me dashje, pa dashje, i ka bërë ai. Ai akuzon Andonin në anë tjetër, Ato janë fakte reale, si zëri që kemi folur”

Sali Berisha

“Ai është Agron Xhafaj i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfiguruar dhe inkriminuar e ka koshiencën ai. Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj”

Ervin Salianji

“Po sikur përgjimin ta ketë bërë një gazetar? Do i nxjerrim emrin ne. Mund ta ketë bërë një gazetar. Nuk po themi sot Agron Xhafaj nga ky panel do e fusim në burg. Ne kemi fakte”

Enkelejd Alibeaj

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima. Gazetari e solli te PD sepse tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohet?”/javanews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article " I VËNË FLAKËN" Festivalit të Filmit/ Supermodelet "pushtojnë" Kanën (FOTO)
Previous article E PAPRITUR/ Kendall Jenner përfshihet në aksident automobilistik

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT