• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH E PAGOI RUMUNIN PËR TË VRARË RENATO HOXHAJN? Krimi, MESAZH për grupin kriminal….
Home
Breaking News

KUSH E PAGOI RUMUNIN PËR TË VRARË RENATO HOXHAJN? Krimi, MESAZH për grupin kriminal….

18 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Renato Hoxhaj, roje parkingu në lagjen “Hajro Çakëri” të Vlorës, është realizuar nga një grup kriminal.

Ky është përfundimi i arritur nga hetimet e autoriteteve, të cilat dyshojnë se qëllimi i vrasjes nuk ka qenë vetëm eliminimi i Hoxhaj, por dhënia e një mesazhi të qartë për kundërshtarët, se lufta mes dy klaneve kriminale në Vlorë do vijojë.

Krimi është kryer kundrejt pagesës dhe për këtë, grupi kriminal ka kontraktuar si vrasës një shtetas të huaj, me kombësi rumune. Tashmë për këtë vrasje, prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur tre persona si organizatorë të vrasjes, që janë shtetasi me kombësi rumune, i shpallur në kërkim, Daniel Cornea dhe dy ndihmësit e tij shqiptarë, Kleanth Bylyku dhe Eris Mehmetaj.

Raportohet se dy personat e fundit, që aktualisht janë arrestuar dhe mbahen në burg, akuzohen nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”. Ndërsa i pandehuri tjetër, shtetasi rumun, Daniel Cornea, që rezulton i shpallur në kërkim, është marrë i pandehur për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Cornea, menjëherë pas kryerjes së vrasjes, është larguar në drejtim të Greqisë, duke mos u arrestuar nga ana e policisë shqiptare. Grupi hetimor fillimisht e konsideroi ngjarjen të lehtë, pasi nisi hetimet për ndonjë konflikt banal. Por sa më shumë hetohej në lidhje me të, aq më shumë ndërlikohej krimi.Një kamera amatore kishte fiksuar atentatorin, i cili dukej që jo vetëm ishte tërësisht i maskuar, por madje edhe me formë trupore të stërmadhe. Por ishin sërish kamerat e sigurisë nëpër qytetin e Vlorës që arritën të fiksonin një automjet të dyshimtë. Ndjekja e tij çoi në zbulimin e personit që e kishte atë mjet, i cili dëshmoi se makinën ia kishte dhënë një të njohuri të vet dhe se nuk ishte në dijeni se ku kishte përfunduar.

Hetimi zbuloi se Renato Hoxhaj punonte jo vetëm si roje nate në një parkim, por edhe si roje pranë banesës së një eksponenti të njohur të krimit të organizuar në Vlorë, me inicialet G.S. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, vrasja e Hoxhaj lidhet pikërisht me konfliktet e këtij të fundit. Pritet që tashmë çështja ndaj 3 të pandehurve, Daniel Cornea, Kleanth Bylyku dhe Eris Mehmetaj, t’i nënshtrohet procesit gjyqësor në gjykatën e Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE FSHEHUR NË HOTEL ME TË DASHURËN/ Detajet si u arrestua vëllai i deputetes demokrate në Romë
Previous article MUAJI I RAMAZANIT/ Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT