• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Kush e bëri përgjimin? Nuk e di”, teatri i dëshmitarit dhe gazetarit Jetmir Olldashi gjatë intervistës (VIDEO)
Home
Shqipëri

“Kush e bëri përgjimin? Nuk e di”, teatri i dëshmitarit dhe gazetarit Jetmir Olldashi gjatë intervistës (VIDEO)

19 May, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gazetari Jetmir Olldashi pranoi publikisht se ishte ai autori i investigimit për përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agronit në trafik droge. Por politizimi i çështjes, rëndësia që mbart një skandal i tillë dhe mohimi i përgjimit nga Xhafajt e ka vendosur historinë e Agron Xhafajt dhe vetë investigimin në lupën e mediave, që janë marrë me çdo detaj, kontradiktë apo pikë të dyshimtë të saj.

Një moment i paqartë është gjatë intervistës së realizuar nga gazetari Jetmir Olldashi me skafistin Albert Veliu, kur gazetari që ka bërë vetë investigimin e pyet dëshmitarin se kush e bëri përgjimin, nëse ka filmime të tjera, si u bë përgjimi etj.

Mbetet e paqartë se pse duhej futur si pykë kjo lojë teatrale mes gazetarit dhe dëshmitarit në mes të intervistës. Misteri nxiti për disa ditë teoritë konspirative për mënyrën si u realizua investigimi, kush e gjeti dëshmitarin se nga doli përgjimi.

Gjatë deklaratës për mediat, gazetari Jetmir Olldashi pranoi se kjo ishte një çështje sensitive dhe tha se ka qenë vazhdimisht nën presion për skandalin e Agron Xhafajt, duke i kërkuar kolegëve t’i rezistojnë “presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave”.

Video më poshtë:

Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera?
Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmime të tjera. Filmimet i ka bërë vetë Agroni, nuk i kam bërë unë dhe aty janë.

Si i ka bërë?
Po ku di gjë unë si i ka bërë, me dashje, pa dashje, i di Agroni, jo unë.

Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?
Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.

Po ti vetë kur e kujtove bisedën, kur pe këto video përgjimet e kujtove bisedën?
Po normale. Kur unë e pash te djali, te lokali të gjitha këto foljet që u bënë, doli. Të gjitha thëniet që ne kemi bërë, thashë çne këto përgjime ne?!

Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?
Normale unë s’kam lidhje.

Nuk e ke përgjuar ti?
Secili ka mbrojtjen e tij ore. Ai tijën, unë timen, po nga ka ardhë kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Këto janë gjërat që po të them unë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përfundon kursi për trajnerët e rinj. Shulku: Licensat njihen në çdo vend të botës
Previous article Skuadra ra në Kategorinë e Tretë, kryetarja e bashkisë premton stadium 1 miliard lekë

k.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT