• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KURTI TAKIM ME LIDERIN E LDK-SË/ Mustafa: Për poste s’kemi biseduar as për ministri konkrete, kemi…
Home
Uncategorized

KURTI TAKIM ME LIDERIN E LDK-SË/ Mustafa: Për poste s’kemi biseduar as për ministri konkrete, kemi…

22 November, 2019 k.autor Rajon, Uncategorized

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur para mediave pas takimit që e pati me Isa Mustafën, kreun e LDK-së.

Pas takimit që zgjati pak më shumë se një orë, Kurti  tha se janë dakorduar që të takohen përsëri javën tjetër.

“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së me ç’rast në të njëjtën kohë patëm edhe takimin e grupeve tona punuese që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit, do të takohemi që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre-katër ditësh, pastaj jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime e përgjigjja pozitive e kryetarit Mustafa tashmë është e dhënë. Ne do të takohemi një orë pas certifikimit të rezultateve, ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve marrëveshjen përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, shtoi lideri i VV-së.

Kurti tha se marrëveshja e koalicionit tashmë i ka 26 faqe tekst.

“Do të vazhdojnë takimet mes grupeve tona punuese për harmonizimin e programit qeverisës që deri në këto çaste i ka 26 faqe tekst. Kemi dëshmuar një kulturë të re të formimit të qeverisë, me fjalë të tjera u dakorduam për një tempo të re”, përfundoi ai.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimi që pati me liderin e VV-së, Albin Kurtin ku diskutuan për koalicionin.

“Ne kishim një takim me z.Kurtin para certifikimit të rezultateve, vlerësuam procesin e harmonizimit të programit qeverisës që është bërë në këtë periudhë, dhe erdhëm në përfundim se ka arritur mjaft shumë në këtë aspekt, sepse janë harmonizuar shumë çështje të politikave të zhvillimit ekonomik të vendit”, ka thënë ai.

Mustafa tutje ka shtuar se janë marrë vesh që pas certifikimit të bisedojnë konkretisht për mundësinë e krijimit të qeverisë.

“U morëm, vesh që po sa të bëhet certifikimi i rezultateve të ulemi bashkërisht të merremi vesh për mundësinë e koalicionit dhe themelimit të qeverisëse”, tha lideri i LDK-së.

Sa i përket Listës Serbe, Mustafa tha se dotë ketë bisedime edhe me ta.

“Sigurisht se do të ketë biseda me Listën Srpska dhe varësisht nga ato biseda do të jetë edhe vendimi. Sa I përket edhe Listës Serbe edhe partnerëve të mundshëm të koalicionit, i mbetet atij që del i pari nëse VV certifikohet si parti e parë , mandatari i ardhshëm i thërret tjetër për marrëveshjen e ardhshëm, agjenda varet nga partia që del si parti e parë”, shtoi tutje.

Mustafa tha se sot nuk është diskutuar për poste apo ministri konkrete.

“Për poste s’kemi biseduar, as për ministri konkrete, kemi biseduar se do të merremi vesh në marrëveshjen për koalicion për të gjitha pozitat”, tha ai.

g.kosovari

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKËL ME FISHEKZJARRE/ Kur kryeqyteti feston çmimin "Tirana European Youth Capital 2022"
Previous article "SHUPLAKË" METËS/ Brukseli: Deklaratat që vënë në dyshim integritetin e diplomatëve tanë, të papranueshme

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT